Hyrje | LAJME | Maqedoni | Rreth 150 vendbanime pa asnjë banor

Rreth 150 vendbanime pa asnjë banor

image

Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 2002, në 141 vendbanime nuk ka pas asnjë banorë, ndërsa në 26 vendbanime ka pas më pak se 50 banorë

Migrimi i brendshëm, migrimi i jashtëm dhe ulja e natalitetit në Maqedoni ka sjellë që vendbanime të tëra të mbeten pa asnjë banorë ose me më pak se 50-të banorë.

Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 2002, në 141 vendbanime nuk ka pas asnjë banorë,  ndërsa në 26 vendbanime ka pas më pak se 50 banorë. Këto vendbanime, në të cilat nuk ka mbet asnjë banorë kryesisht gjenden në zonën e Maqedoninë lindore, ku fshatra të tërë janë boshatisur.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë 20 për qind e popullsisë së Maqedonisë banon në kryeqytet, në Shkup. 58 për qind e popullsisë jetojnë në qytet ndërsa 42 për qind e popullsisë vazhdon të jetojë në fshat.

Këto të dhëna janë regjistruar para 11 vjetësh, ndërkaq që situata tani mund të jetë edhe më alarmante pasi migrimi i brendshëm dhe i jashtëm ka vazhduar, ndërsa nataliteti ka rënë dukshëm.

Shumica e banorëve që jetojnë në Maqedoni kanë lindur në muajin mars. Nëntë për qind e popullsisë e feston ditëlindjen në muajin e parë të pranverës, ndërsa më pak ditëlindje festohen në muajin dhjetor. Shtatë për qind e popullsisë kanë lindur në muajin e parë të dimrit. Ndërsa në muajt e tjerë të vitit kanë lindur më shumë se shtatë për qind e popullsisë dhe më pak se nëntë për qind.

Regjistrimi i fëmijëve në shkollat fillore ka ardhur duke u ulur ndjeshëm, ndërsa në shkollat e mesme dhe në fakultete duke u rritur ndjeshëm. Shkalla e arsimimit të gjinisë femërore, jo vetëm që është rritur ndjeshëm, por ajo ia ka kaluar në një masë të madhe gjinisë mashkullore.

Ndërkaq, regjistrimi i popullsisë në vitin 2012 dështoi. 

Një regjistrim i ri i popullsisë së Maqedonisë, i cili do të sillte të dhëna më të sakta statistikore akoma nuk është vendosur se kur do të bëhet. 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: