Hyrje | LAJME | Maqedoni | Kamerat e parlamentit s'e kanë inçizuar tërheqjen e deputetëve nga salla?!

Kamerat e parlamentit s'e kanë inçizuar tërheqjen e deputetëve nga salla?!

image

Komisioni "Ad hoc" i cili merret me 'pastrimin' gjegjesisht zgjidhjen e incidenteve, para dhe brenda në Parlament, që ndodhën më 24 dhjetor, akoma nuk i ka shikuar video-filmimet (video-regjistrimet) nga salla plenare, më saktësisht, momentin kur sigurimi i Parlamentit i nxori me forcë jashtë parlamentit, deputetët e opozitës maqedonase, kështu merrë vesh jozyrtarisht, Portali "Plusinfo".

Jozyrtarisht, Parlamenti të tilla filmime (video-materiale) nuk ka dorëzuar, ndërsa të vetmet pamje filmike të nxjerrjes së deputetëve nga parlamenti, janë bërë me celularë, thonë burimet e "plusinfo". 

Gazetarët e portalit në fjalë, kanë kërkuar përgjigje nga Parlamenti, ndërsa Marjan Maxhovski, udhëheqës i kabinetit të Kryeparlamentarit ka sqaruar:

"Të gjitha videomaterialet të cilat i ka kërkuar komisioni, e që disponon Parlamenti, janë dorëzuar".

Kryetari i Komisionit "Ad hoc", Borce Davitkovski, për 'MIA', deklaroi se së shpejti do të ketë një draft-version të raportit, i cili do të përmbajë ne vete pjesën hyrëse, kronologjinë  e ngjarjeve dhe rekomandimet me konkluzione. 

Komisioni ka afat kohor prej 60 ditësh për ta përfunduar punën./plusinfo/

 

LAjm 9 vite me ju

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: