Hyrje | LAJME | Maqedoni | Botime të reja me ofendime të vjetra

Botime të reja me ofendime të vjetra

image

Në librin e historisë për klasat e shtata përveç të pavërtetave të tjera historike që ishin të tekstet e mëparshme është shtuar dhe një “xhevahir”. Aty shkruan se Republikën e Krushevës e kanë formuar maqedonasit, vllahët dhe grekofilët. Shqiptarët as që përmenden si formues të kësaj republike jetëshkurtër, ndërsa termi grekofil hyn për herë të parë në përdorim

 

Nxënësit e shkollave fillore sërish janë ballafaquar me problemet e librave, probleme të cilat ka vite që zgjasin. Gabimet në tekstet shkollore, në vend që të korrigjohen janë shtuar edhe më tepër. Shtrembërimet e historisë dhe të pavërteta historike do ti shoqërojnë edhe këtë vit nxënësit e klasave të shtata, ndërsa gabimet teknike në tekstet shkollore janë me tonelata. Edhe pse librat janë në gjuhën shqipe, tabelat dhe shembujt janë të shkruara në maqedonisht.

Në librin e historisë për klasat e shtata përveç të pavërtetave të tjera historike që ishin të tekstet e mëparshme është shtuar dhe një “xhevahir”. Aty shkruan se Republikën e Krushevës e kanë formuar maqedonasit, vllahët dhe grekofilët. Shqiptarët as që përmenden si formues të kësaj republike jetëshkurtër, ndërsa termi grekofil hyn për herë të parë në përdorim.

Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashri” është e mendimit se tekstet shkollore jo vetëm që nuk përmirësohen, por degradohen më shumë.

“Problemi me tekstet shkollore ka vazhduar sërish. Edhe tekstet e reja të historisë me të cilat do të mësojnë nxënësit e klasës së shtatë janë përplot gabime. Në njërin tekst tabelat kanë dalë në gjuhën maqedonase, ndërsa në  tjetrin shkruan se Republikën e Krushevës e kanë formuar maqedonasit, vllahët dhe grekofilët.

Shqiptarët as që janë përmendur si formues të kësaj republike. Tabelat që ka në libër kanë mbet në gjuhën maqedonase, po ashtu edhe shembujt janë në gjuhën maqedonase. Jo që nuk janë përmirësuar tekstet shkollore, por degradohen edhe tepër.

Përveç gabimeve në tekstet e historisë ka edhe gabime në tekstet e informatikës, dhe të teknikës. Klasat e gjashta nuk kanë fare tekste historie, ndërsa klasat e teta të shkollës nëntë vjeçare nuk kanë asnjë libër”, thotë për “Lajm”, kreu i kësaj shoqate, Etem Xheladini.

Për të pavërtetat që shkruhen në tekstet e historisë së klasave të shtatat, historiani Nebi Dervishi thotë se e gjithë kjo është një histori e trilluar që bëhet në vazhdën e trillimeve për të ndryshuar historinë. “Është një histori e trilluar dhe e gjithë kjo bëhet në vazhdën e trillimeve për të ndryshuar historinë. Nuk përkon aspak me realitetin, gjithçka është në vazhdën e trillimeve, njëjtë si enciklopedia. Pas 2001 po shkon zi e më zi”, thotë për “Lajm”Dervishi. Ai sqaron se në Këshillin e Republikës së Krushevës kanë qenë 6 persona, dy shqiptarë, 2 vlleh dhe 2 bullgar, ndërsa në kuvendin e kësaj republike ka pas 60 veta kanë qenë 20 shqiptarë, 20 vlleh dhe 20 bullgar.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM), Skënder Hasani thotë se ministria e arsimit qëllimisht vepron kështu dhe në vend që ti heqin gabimet i përsërisin të njëjtat, madje shtojnë edhe të tjera. “Ne si shoqatë vazhdimisht themi se duhet të mblidhen historianët e të dyja palëve dhe të përpilohen tekstet e historisë. Pala maqedonase gjithnjë ka kundërshtuar”, thotë për “Lajm”, Hasani.

Komisioni i teksteve shkollore që ndriti para disa muajve Ministria e Arsimit për të mënjanuar gabimet që gjendeshin në tekstet e mëparshme akoma nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Gabimet në tekstet shkollore jo vetëm që nuk janë hequr, por janë shtuar më tepër.

 

 

LAjm 9 vite me ju

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Fatmir në 06/09/2013 12:12:01
avatar
Edhe Politikanet Shqiptar ne te negrihen ne Kemeb si ato te Bugaris dhe Greqis ne ta grin Zanin mis heshtin.
Ne si Shqiptar duam me keto Idiota te hym ne BE.dhe perpiqemi te gjejem nje gjuh te perbashket kurse keto neve na keqperdorin per Interesat e tyre.
A e dini si me shifet kjo pune neve Shqiptaret na oerdorin si vegjel qe te shofi Bota se ne me Maqedonasit kemi marrdhenie te mira por nuk eshte ashtu,
qe e shkruani edhe ju ne Gazeten e juaje.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Blerim R. në 06/09/2013 10:36:07
avatar
Te lumet ne per Safet Nezir(oviq)in qe e kemi atje. Na e zbardhi fytyren ky fytyrezi.
Thumbs Up Thumbs Down
2
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: