Hyrje | LAJME | Maqedoni | Për operacion në hund, mjekët kërkonin 450 euro "bakshish"

Për operacion në hund, mjekët kërkonin 450 euro "bakshish"

image

Për operacion plastik në hund, dy mjekë nga klinika për vesh, hund dhe fyt, kanë kërkuar mito nga pacienti 450 euro. Policia e ka arrestuar Ј.N. 45-vjecar nga Shkupi, i punësuar si mjekë në klinikën universitare për vesh, hund dhe fyt në Shkup, dhe 29-vjecaren N.P. nga Shkupi specializante ne klinikën e njëjtë.

Sipas hetimeve të policisë, në fillim të muajit dy mjekët pacientit nga Shkupi i kishin kërkuar 450 euro, për 2 intervenime kirurgjike në hund. Shkupjanja është dashur paratë mjekëve t'ua japë dy ditë para operacionit. Pacientja rastin e këtillë e kishte paraqitur në polici, prandaj me urdhër të prokurorit publik, paratë për "mito" teknikisht ishin përpunuar dhe i ishin dhënë pacientes.

"Paratë e kërkuar në dy raste gjatë dhjetorit nga pacientja i ishin dhënë specializantes, ndërkohë që destinacion të fundit kishin mjekun që duhej të bënte ndërhyrjen kirurgjike", thonë nga MPB-ja.

Të dyshuarit mbrëmë janë sjellë në stacionin policor "Karposh" në Shkup, kurse organet e ndjekjes, penalisht janë duke i ndjekur për "mito"./plusinfo/

 http://www.youtube.com/watch?v=l1MgEu8e5rw#t=58

LAjm 9 vite me ju

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst