Trajanovi përdor paratë e shqiptarëve për ti ofenduar
Në natën e ndërrimit të viteve ishte këngëtari Vllado Janevski, ai që morri stafetën e ofendimeve ndaj shqiptarëve. Pasi këndoi këngën kontroverse “Nuse” të disa viteve më parë, ai nuk hezitoi dhe u shpreh: “Sipas Marrëveshjes së Ohrit, kjo është boll për shqiptarët”. Ishte ky një ofendim i dyfishtë për të gjithë shqiptarët që kishin dal në shesh për të festuar. Disa prej tyre u larguan menjëherë kur dëgjuan katoi fjalë, ndërsa disa të tjerë vazhduan argëtimin.“U ofendova shumë kur i dëgjova këto fjalë. Menjëherë pas tyre ika në shtëpi”, tha për “Lajm”, Ilir Muharemi, i cili kishte dal në shesh bashkë me familjen e tij. Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon ashpër ksenofobinë e shfaqur nga skena e vendosur në sheshin e kryeqytetit me rastin e festimit treditor të Vitit të Ri. “Kulturocidi institucional ndaj shqiptarëve në këtë vend po gjen mbështetje edhe tek pseudo-artistët maqedonas të cilën janë rritur me bukë shqiptare siç është rasti i Vllado Janevskit nga Çairi. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar që ky manifestim i urrejtjes gjeti mbështetje financiare tek Qyteti i Shkupit si dhe kompania ONE, të ardhurat e të cilëve vijnë edhe nga kontributet e shqiptarëve”, tha për Lajm, kryetari i “Zgjohu”-t, Artan Grubi. Sipas tij, asnjë buxhet, asnjë agjendë nuk mund ta shfaros frymën shqip të qytetit të Shkupit andaj apelojmë të këto subjekte si dhe gjithë të tjerat të këndjellën ditë më parë dhe t'i kërkojnë falje popullit autokton shqiptar. “Këto manifestime përjashtuese dhe etnikisht të pastra, të organizuara nga qeveria dhe Qyteti i Shkupit me mjete të buxhetit, kontribuojnë drejtpërdrejt në segregimin e shoqërisë dhe dëmtojnë rëndë marrëdhëniet ndëretnike në vend”. Ndërsa për historianët shqiptar, ky veprim i këtij pseudo këngëtari, është një sëmundje dhe urrejtje patologjike që ekziston tek shumica e maqedonasve. “Kjo është përbuzje ndaj popullit shqiptar nga persona të cilët jetojnë në Maqedoninë e shekullit XXI, por mendjen e kanë në kohën e gurit. Dhe këto tendenca janë për tu gjykuar sepse japin shenjë dhe porosi se kjo shoqëri është e sëmurë dhe urgjentisht duhet të shërohet. Kjo thënie e këtij këngëtari me ngarkesa etnike kërkon shërim”, tha nënkryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptar të Maqedonisë, Skënder Hasani. Sipas tij, kjo sëmundje dhe urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve, vjen për shkak të inatit që kanë maqedonasit pasi shqiptarët kanë kulturë mijëravjeçare të njohur nga e gjithë bota.
Miranda Hashani, njëra ndër këngëtaret e para të muzikës zbavitëse shqiptare thotë se në këtë mënyrë janë ofenduar dyfish shqiptarët. “Meqë ai e ka përmend Marrëveshjen e Ohrit dhe në të njëjtën kohë në këngë ka ofenduar dhe përulur sidomos femrën shqiptare na paska ofenduar dyfish”, tha Hashani. Ajo sqaron se këngëtarët janë ambasadorë të një shteti dhe kudo që shkojmë duhet të paraqiten sa më denjësisht. “Ne këngëtarët gjithmonë duhet ti japim kënaqësi publikut dhe jo ta irritojmë atë. Unë për vete edhe pse kam kënduar në evenimente të përziera me maqedonasit kurrë s’kam menduar me i ofenduar ata, edhe pse ata gjithmonë janë munduar me na përul. Realisht me vetë faktin që ne jetojmë në shtetin e Maqedonisë ku flitet se të gjithë i kanë të drejtat e barabarta, për këto vite sa kam karrierë asnjëherë nuk kemi funksionuar si estradë. Ne nuk figurojmë si këngëtar në shtetin e Maqedonisë”, theksoi Hashani.
Për manifestimin e Vitit të ri, Qyteti i Shkupit ka harxhuar 100 mijë euro, para këto edhe të shqiptarëve. Shqiptarët jo vetëm që nuk u ftuan që të këndojnë shqip në sheshin e Shkupit, por edhe u ofenduan. Paratë e Shqiptarëve, kryetari Koce Trajanovi, i përdori për ti fyer ata.
Me fakultet punojnë pastrues!
Gjendja e shqiptarëve të punësuar në ministrinë e kulturës është e mjerueshme. Përbuzje, nënçmime, fyerje janë disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen çdo ditë ...- Delegacioni bleg s’kishte përkthyes në Likovë
- Vatle: Investoni për të parandaluar azilin
- Gjykohet tre zviceran që rrahën shqiptarët
- BDI e hodhi poshtë propozimin e DR-së për Komitetin
- Lazim Destani shembulli model për shoqërinë tonë
- Athine, vritet me thike i riu shqiptar
- Elisabetta, 'sexy' edhe në muajin e 9-të
- EKSKLUZIVE - Kërkesa e Hasan Prishtinës para 100 viteve për paralele shqipe në Shkup
- Shqiptarët e Maqedonisë dhe lufta për identitet
- S’ka kush të turpërohet (56)
- Serbët në kërkim të vajzave shqiptare (49)
- Rikthehet 2001-shi (45)
- Kim Mehmeti: Shqiptarët ta djegin enciklopedinë në mes të Shkupit (40)
- Osmani: Për partinë po punojmë në terren (39)
- EKSKLUZIVE - Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëve (34)
- Mrekulli në Dagestan, pjesë të Kuranit në trupin e fëmijës! /VIDEO/ (31)
- Shumë zhurmë (31)
- Përsëri te varri i dëshmorit! (30)
- Mexhiti, Arifi, Ostreni dhe Bejta, të besuarit e Ahmetit (30)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
a shqiptaret shum shpejt mashtrohen..
Publikoni komentin tuaj