Hyrje | LAJME | Maqedoni | Kim Mehmeti dhe Lubomir Fërçkovski nuk mbështesin idenë per president konsensual

Kim Mehmeti dhe Lubomir Fërçkovski nuk mbështesin idenë per president konsensual

image

“Gjithnjë më shumë bindem pa dashur të ofendoj,  Maqedonisë i duhet një president i tipit të Hamdi Bajramit, që nuk i urren as shqiptarët as maqedonasit që s’ka dilema të shkojë tek cili do në dasëm, hyn pa komplekse edhe në xhami edhe në kishë, unë kështu e kuptoj këtë president që do jetë i natyrës i pranueshëm për të gjithë’, u shpreh Kim Memeti, publicist.

“Në demokraci është me rëndësi që institucionet ta kryejnë funksionin e tyre të dhënë nga kushtetuta ai duhet të kryej funksionin jo të refuzojë një gjë të tillë sepse është zgjedh nga kjo apo ajo parti dhe jep këtë apo atë mbështetje. Presidenti aktual s’ka asnjë problem me këtë sepse ai nuk e kryen funksionin ai refuzon të jetë personalitet, detyrë e tij është mbrojtje e të drejtave të njeriut kështu e shohim ne”, deklaroi Lubomir Frçkovski, analist.

Ideja për president konsensual erdhi nga partia e Ahmetit, për të cilin propozim janë duke zhvilluar bisedime me partnerin e koalicionit qeveritar VMRO DPMNE-në, të cilët këto ditë duhet të dalin me qëndrim zyrtar. Nga partia e Ahmetit thonë se nëse Gruervski nuk pranon idenë e tyre, atëherë do të bisedojnë me partitë shqiptare dhe opozitën maqedonase.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

gjimnastika në 23/01/2014 10:38:08
avatar
abe keta te bdi a marin vesh se cka ju thote vmro apo behen kinse nuk dijne gje,po para vetem disa diteve ata te vmro dolen dhe thane se ne kemi kandidatin tone,tash cka bejne keta te bdi sallta me menden.
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: