Rikthehet 2001-shi
Nëse statusi i ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nuk zgjidhet së shpejti, Maqedonisë mund ti përsëritet 2001-si. Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës (SHVL), Fazli Veliu thotë se janë duke parë mundësinë e strategjisë së përbashkët për zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së, por nëse së shpejti nuk gjendet një zgjidhje, atëherë ata do ti përsërisin veprimet e vitit 2001. “Nëse statusi i luftëtarëve të lirisë nuk zgjidhet, ne do ti përsërisim veprimet tona të vitit 2001”, tha për “Lajm”, kryetari i kësaj shoqate, Fazli Veliu. Ai sqaron se SHVL, gjatë gjithë kohës i ka qëndruar dhe do ti qëndrojë pranë këtyre njerëzve për të siguruar kushtet ekzistenciale. “Ne me shoqatën e kemi vazhduar veprimtarinë për plotësimin e kushteve ekzistenciale dhe kushteve për vetë ngritjen tonë kombëtare në kuadër të shoqatës së bashku me disa atdhetarë për të rregulluar këtë çështje për familjet e dëshmorëve. Ne kemi vepruar gjatë gjithë vitit duke dalë edhe në hapësirën tjetër të trungut natyror të shqiptarëve, në Shqipëri dhe Kosovë për ti mbajtur familjet deri në momentin e zgjidhjes së statusit të dëshmorëve të kombit”, tha Fazliu. Ndërsa për deklaratat e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami se deri në fund të vitit 2009 do të zgjidhet statusi i ish ushtarëve të UÇK-së, Veliu thotë se Bajrami duhet të tregojë se ku e ka gjetur atë burim se gjoja paska zgjidhje. “Ai duhet të tregojë se nga i ka marrë ato informata. Ndërsa ne do të qëndrojmë prapa familjeve të dëshmorëve dhe të plagosurve të lirisë, për të parë mundësinë e strategjisë së përbashkët të statusit dëshmor i atdheut”, theksoi Veliu.
Në fund të muajit tetot të vitit 2009 Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami paralajmëroi se statusi i invalidëve dhe familjeve të ish pjesëtarëve të UÇK-së do të rregullohet deri në fund të atij viti. “Bisedimet me partnerin e koalicionit kanë nisur dhe shpresoj se në fund të vitit, do të gjejmë një zgjidhje që do të jetë e pranuar nga ajo kategori e qytetarëve”, pat deklaruar Bajrami. Menjëherë pas kësaj ai u demantua nga zëvendës ministri i tij dhe së fundi ish ushtarët e UÇK-së sërish mbetën pa asnjë zgjidhje.
Ndërkaq, statusi i “branitellave” është rregulluar menjëherë pas konfliktit. Ata kanë benificione shumë të larta si p.sh, kanë banesa, janë rregulluar nëpër punë, fëmijët e tyre arsimohen pa para, madje edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT).
- Greqia përballet me masa të reja financiare
- Jeremiç: Nuk do ta lejojmë humbjen e Kosovës
- Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme
- Në vigjiljen e 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit
- A e shqetëson Maqedoninë largimi i shqiptarëve pas liberalizimit të vizave?
- Maqedonia vs. Greqia
- Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve
- Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!
- KE paguan biletën hyrëse për anëtarësim
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (46)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (45)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)
- Partia e shtatë… ! (41)
- Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë? (38)
- Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë (36)
- Atdheu qe të ekzekuton (34)
- Veliu kalon deputet i pavarur? (32)
- Pa institucione paralele nuk ndalet likuidimi i figurave të kombit (28)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Tani me jane vertetuar qe keni qene e jeni ne sherbim te sherbimeve intelegjente sllave. Nuk paskeni pase fije shqiptarizmi ne gjakun tuaj te papaster. Poshte Bdi,fazliu, aliu dhe gjithe banda e kuqe antikombetare.
O
dajen me nipin qe shiten popullin shqiptar nuk ju vjen turp po ende del me parrolla se do ta kthejm 2001 kush more do ta kthen ty vec nese bjen shokt e tu te udb-së do ti vij koha kur do te pagujsh per kta qe po ban sa per ket qe ke publiku ka dasht meu ralizu shum moti sa vjet u bon ztroi pas 2001 9vite pas 9 viteve ty te dfel gjumi zotri deputet ju jeni nje organizat nime e intgruar per maltretimin e popullit shqiptart ne maqedoni po i ceki vec disa te juv qe jeni aq te aft per te mbrojtur ata te drejta qe ju i cekni keni adnan jasharin deputet ikombit njeri i poshter edh ei koruptuar qe mer nga sutdentet e usht nga 500 euro per nje land nuk len me diplomu student shkoni dhe shikoni se sa ka student ne usht qe jan vec ne lenden e drejta tregtare qe jan nga 2 3 vite per nje provim e sen diplomoj per qfar arsye se i dashuri prof e ka qmimin 500 euro per te maqedonis edhe te kosoves ndersa per te shqipris e ka qmimin 1000 euro osht turp a su ngopet me pare a e ti del ende flet per rikthimin e 2001 te cilen e bonet ju jo ne twe mir te popullit shqiptar po ne dam te tyne me dhimsen trimat qe dhan jeten edhe veterant e luftes qe per atdhe e per zot kan shku ne luft e jo si ju per pare edhe per tradhti posht tradhtart.vec dijeni kto se tradhtrt nga do shkojn plumbi i kombit nga pas do tju ndjek her do kurdo do te ndeshkoni.
Publikoni komentin tuaj