Poll: Estrada shqiptare
Cila është këngëtarja më e bukur ?
Hyrje | LAJME | Maqedoni | Ahmeti s’guxon t’i ndërrojë ministrat!

Ahmeti s’guxon t’i ndërrojë ministrat!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) duket se është i kënaqur me punën e ministrave të vet, të cilët i ka në Qeverinë e Maqedonisë. Për këtë arsye, nga BDI kishin njoftuar se nuk do të ketë rikonstruim në afatet e paracaktuara. Fillimisht ishte planifikuar që rikonstruimi të ndodhë para Kongresit të Dytë zgjedhor, por kjo u shty për një moment tjetër. Edhe pas Kongresit paralajmërimet për rikonstruim u humbën nga arsye të pasqaruara deri më tani. Analistët e pavarur politik e shohin nga prizma të ndryshëm këtë vendim të partisë shqiptare në pushtet. Publicisti Kim Mehmeti duke e kuptuar logjikën e veprimit të Ali Ahmetit, thekson me ironi se ndoshta në BDI nuk ka persona më të mirë që mund të bëhen ministra. “Ali Ahmeti nuk bën ndryshim të ministrave, ndoshta për shkak se nuk mund të gjejë më të këqij se këta që i ka. Sigurisht ai është i kënaqur dhe për këtë arsye nuk i ndërron. Sigurisht ia plotësojnë kushtet që ua kërkon ai, ndaj përfaqësuesve të vet në qeveri edhe s’ka nevojë të bëjë ndryshime”, tha Mehmeti. Analisti Mehmeti thekson se ka dy arsye për të cilat nuk ndryshohen këta ministra. “Ose këta aktualët mirë e kryejnë punën, ose më të mirë se këta nuk ka. Me të tjerët do të ngelesh edhe më keq. Këta dinë të dalin në TV, ndoshta ata tjerët nuk dinë të vijnë as deri në Shkup”, tha Mehmeti.

Për analistin Ismail Sinani, kjo që ndodh tani është në dëm të shoqërisë, pasi Ahmeti është pre e klaneve brenda partiake. “Përveç ministrit Bujar Osmani, të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat e BDI-së janë funksionarë që vendnumërojnë. Ali Ahmeti është pre e klaneve të ndryshme që funksionojnë brenda BDI-së. Ai nëse e ndryshon ndonjë ministër duhet të marrë pëlqimin prej të gjithëve komandantëve të degës nga ku vjen ai funksionar. Kjo e pengon zhvillimin edhe brenda BDI-së, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi”, tha Sinani.

Sipas tij, nëse shikohet në interesin shtetëror, atëherë mund të dëmtohet sistemi, i cili është i dëmtuar më shumë se kurrë më parë.

Analisti Albert Musliu, i jep tre arsye pse BDI nuk e bën rikonstruimin në qeveri. “Fillimisht ishte Kongresi ku u zbutën tensionet brenda partiake. E dyta, BDI i rishikoi pozicionet me VMRO-DPMNE-në dhe vërejti se nuk është në pozitë të shkëlqyer. Ky status do të gjenerojë pakënaqësi të reja dhe e treta, çdo rikosntruim është pranim i mossuksesit në dikasteret që udhëhiqen”, tha Musliu.

Ai sqaron se BDI ka kërkuar që gjatë rikonstruimit të marrë disa ministri të reja dhe jo të ndryshojë vetëm ministrat në ministritë aktuale. “BDI nuk ka qasje në asnjë prej ministrive kryesore siç është ajo e punëve të brendshme, të jashtme dhe të mbrojtjes. Ministria e ekonomisë ka më pak kompetenca seç ka pasur më herët, kurse duket se transportin dhe bujqësinë VMRO nuk i lëshon”, tha Musliu.

Ndryshe, BDI kishte paralajmëruar se do të bëjë rikonstruim të qeverisë në fillim të vitit 2010, por më vonë u shty në fund të janarit ose fillimi të shkurtit. Gjithashtu kishte iniciativa për koalicion me DR-në, por të gjitha këta dilema u mbyllën në mbledhjen e fundit të BDI-së në selinë në Tetovë. Atje u vendos që mos të ketë asnjë lloj koalicioni të mundshëm me DR-në dhe as mos të ketë rikonstruim të Qeverisë.

Gruevski kënaqet me këta ministra!

“Nëse e shikon nga prizmi i Nikolla Gruevskit, për të janë të mirëseardhur këta ministra, sepse ata duke qenë të interesuar që të mbajnë vetëm postet e tyre, i çojnë në vend të gjitha porositë e Gruevskit dhe jo të votuesve të cilët i kanë votuar për të qenë aty ku janë. Duket se Gruevski nuk është i interesuar për të ndërmarrë diçka”, tha Ismail Sinani.

 

Subscribe to comments feed Komente (9 publikuar):

bashkim në 19/01/2010 03:24:48
avatar
Pershendesim redaksionin Lajm
Pse ju si media shqip..ne Maqedoni as tv e as gazetare nuk merni ne pyetje njerez qe dhan kontributi e tyre 20 vjet pere clirimin e popullit dhe clirimin tone qe te kthehemi njeher e pergjithmon ne vendelindjen ton te dashur pse Nuke pyesni diasporen qe dha djersen ,gjakun,mundin,
Pse
Po te na pyesni neve do te thonim se duhet te hapet nje dosje se sa te holla kemi derguar pere armatim,clirim,liri
e jo tradhti ne ve te hollat na i muren asnje asnje parti shqiptare ne maqedoni
pevecese Ali Ameti,MUSA XHAFERI
PSE NUK BENI NJE DEBAT KU NE JEMI TE GATCEM TU JU AFROJME FAKTE SE ASNJEHER NE HISTORIN E POPULLIT QE JETOJNE NE MAQEDONI NUKE JANE MLEDHUR AQE EJRO,KRUNA,DOLLAR SE SA NE KOHEN E PROJEKTANTIT ALI AHMETI ME FAMILJE
Jusuf Gervalla ne nje fjalim ka thene ai qe nuk derdh nje pik gjak dhe ai qe nuk jep nje grosh nuk ka te drejt te voroset ne vendelindje
Por ne dham shum gjak o ali,dham shum lek orr Ali Po mos haro se nuk ti dhame ty te formosh partin politike BDi
duhet te hapim nje dosje qe eshte shum shum e rendesishme ...
kush eshte per kete i lutemi Gazetes lajm ne te fillon me me pr..
pershendetje
diasporashqiptare-@hotmail.com
Thumbs Up Thumbs Down
0
ibishi në 16/01/2010 00:04:32
avatar
Ju pershendese.Shiqoni,une ne asnje menyre se kisha besuar Per Z.Ali Ahmetin se si eshte e mundur qe te perulet aq lehte para Sllavevete te Maqedonise tone!Ju pershendese.
Thumbs Up Thumbs Down
0
admir në 15/01/2010 21:36:12
avatar
O Lulzim qe dukesh si lule e veshkur. bash ti gjete qe Kim Mhmetin ta shpllish nstishqiptar. Ktu p ka nje problem: ose nuk din tlexosh (qe do me than ske lidhje c'eshte ironia) ose ke ndonje ngarkese kunder Kim Mehmetit. E bae ZOtni, asht turp nket menyre ta shafqish zhelozin apo mosdurimin ndja nje njeriu me te cilin mburren gjith shqiptaret e Maqedonis. E sfundmi, je kontradiktor: pse po i nderojshe ata qe kane qendrime antishiotare. Spo tduket vetja pak kontradiktor. Po sti e din pse e ban ate: se smund ta nxish nje personalitetet te atill si Kim Mehmeti andaj e con pak mire e pak keq. A be msohuni ti respoektoni vlerat qe keni mos lejoni cdo arabaxhi tua shaj e ofendoj Kim Mehmetin. Ai qe ka guxim le tdel publikisht ti kundershtoj shkrimet e tija e jo kshtu si qyqan. Kim Mhmeti eshte mburrja jon
Thumbs Up Thumbs Down
0
arbi në 15/01/2010 17:39:57
avatar
Dritani nga Parisi me pak fjale ka thene te gjithe te verteten e kompanise komuniste-sllave-mafioze te quajtue BDI.
Turpi madh per gjith ne qe lejojme te na perfaqsojne injorante e hajdute te tille qe njimije here jane deshmu si antishqiptare. Kerkush, asnji subjekt deri me tani nuk ka kenaqe kaq shume palen maqedonase qe aq shume na urrejne.
Per derisa te jete BDi,mos fantazoni se mund te behet ndonji kthese pozitve,perkundrazi;do te na zhysin thelle e ma thelle ne krize kombetare,morale,ekonomike,kulturore....
pershendetje Dritanit nga Parisi
Thumbs Up Thumbs Down
0
Shqiptari nga Wiena në 15/01/2010 16:39:06
avatar
O mjaft mo se naj bane zemren sat pules pi ndrroj spi ndrroj kami ndrru do ti ndrroj po ndrroj mo se ka ardhun koha te beshn reforma ne parti se me njerz pa tituj nuk mbahet partia o msus,se koha e zgjedhjeve po afrohet e Kumanova me rrethin po largohet prej teje nuk e ke mbajt fjalen me luftart;nuk e ke mbajt fjalen ,e jetimat;nuk e ke mbajt fjalen per flamuri;per dy gjuhsin edhe edhe edhe shum tjera e analistat kan te drejt plotsisht
Thumbs Up Thumbs Down
0
Gostivari në 15/01/2010 15:04:25
avatar
Te gjtha komentet jane me vend...Urime BDI, a mjere populli!
Thumbs Up Thumbs Down
0
lulzim në 15/01/2010 14:26:27
avatar
Nëse marim për bazë konstatimin që është paraqitur si titull,pra''Ahmeti sguxon ti ndërojë ministrat'',atëherë sipas mendimit tim,analistët e nderuar në një mënyrë kanë të drejtë në analizimet e tyre,secili në mënyrën e vet,përvec njërit që flet me gjuhën ironike,që tregon destruktivitetin dhe blamimin personal të tij,duke konstatuar,“Ose këta aktualët mirë e kryejnë punën, ose më të mirë se këta nuk ka. Me të tjerët do të ngelesh edhe më keq. Këta dinë të dalin në TV, ndoshta ata tjerët nuk dinë të vijnë as deri në Shkup”,!Prandaj edhe kemi situata të këtilla,kur dikush është në gjendje të gjeneralizojë një fenomen ,për të cilin pra ai ka mendim ashtu sic ka,por vet përfshirja e një grupi të madh individësh që kanë edhe arsimim ,edhe dijeni,edhe zotësi të menaxhojnë me ndonjë nga ministritë është mënyrë më e ulët e të shprehurit në publik ,vecanërisht kur flet për një armatë fytyrash në teritorin e kësaj Republike dhe kur e thotë një njeri I cili ka një status të privilegjuar në mesin social më të gjërë.Sipas tij,pra Bujar Osmani mund të jetë minister sepse nuk ka nevojë të gjejë rrugën për në Shkup,sepse është nga SHkupi,kurse tjerët që se dine rrugën deri në kryeqytet duhet të ndërohen me disa tjerë që janë nga qyteti më I madh në republikë.Më vjen keq,që një person sic është z.Memeti e thotë këtë ,dhe besoj se do të ketë considerate ,karakter,bon-ton,trimëri ,respect….që tu kërkojë falje të gjithë atyre që me konstatimin e tij ironic I ka prekur duke I futur në një thes sit ë paditur,paarsimuar,pa zotësi,paardhmëri …vecanërisht për shkak të etiketimit të përgjithshëm të komunitetit shqiptar!
Skam vullnet te komentoj shkrimin ,per shkak te deklarates antishqiptare te analistit dhe publicistit te nderuar!!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
Nje shqiptar i lodhur në 15/01/2010 13:27:36
avatar
Nuk di cka mendon A. Ahmeti por nje eshte e sigurt se populli u lodh duke i pritur mendimet e tija se mos valle do te jene me te mira. deri tash gjithcka ka qene deshtim. Sopoti ishte montim kete gjith e dinin tash alija e ben pazar. ministrat flejne ose i kryne punet e gruefskit alijes i konvenon. pasaportat na e ndyshojne identitetin alijes i konvenon ajo se po e rrit bratstvo-edinstvon. te bugosurit mbyten ne burgji vec pse jane shqiptar alija arsyetohet se ka mjaft shqiptar. po deri kur o zotrinj politikuaj do ta mirrni popullin ne qeaf per interesa tuaja. o Ali Ahmeti tu ka mbush partija me shpijuna si Sadullaja, Beqira, Msusa e daja, Xhelala e nipa e daj qe po u mundonu ti beni bisnismena ne korriz te popullit. o ali ameti je bere shume i pameshirshem ndaj popullit tan. kesaj i thone tradheti e juve...??????????
Te lutem redaksi publikoje kete shkrim
Thumbs Up Thumbs Down
0
Dritani-Paris në 15/01/2010 12:44:18
avatar
Ali qameti me katerdhet hajdutet e tij dhe me fazliqat per rreth jane enverista- stalinista ato me trup jane ne mesin e shqiptareve dhe han buken e shqiptareve por me shpirt jane ne Rusi te sllavet.Ato kopila sllavi jane, se po te ishin shqiptar dhe bir shqiptari nuk do silleshin keshtu me popullin shqiptar. Te gjith analistat e kane mire por me mir do te ket populli kur nuk do tua japi voten dhe ti le si peshku ne te thate.dhe le te thyen qafen te kerkojn azil ne rusi se zvicra nuk i pranon me komunistat se per ndryshe jo 2001 por,.keto do te kethen 41-shinper shqiptaret ne firom.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 9 | Treguar: 1 - 9

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst