Poll: Dashuria në 'estradë'
Cili është çifti më simpatik?
Hyrje | LAJME | Maqedoni | BDI rebelohet brenda Qeverisë

BDI rebelohet brenda Qeverisë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ndryshojë metodën e të funksionuarit brenda qeverisë që e kryeson kryeministri Nikolla Gruevski. Kryesia qendrore e partisë shqiptare në pushtet tre ditët e fundit çdo natë ka mbajtur mbledhje duke shqyrtuar rrugët se si duhet të funksionojnë në të ardhmen. Mendimet kanë qenë nga të ndryshmet, një opsion ka qenë dalja nga qeveria dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, një tjetër, ndryshimi i ministrave dhe marrja e ministrive të reja si dhe e treta padëgjueshmëri ndaj vendimeve të qeverisë që i merr VMRO pa përfilljen e shqiptarëve. Burime të BDI-së, për “Lajm” kanë pohuar se vendimi më i pranueshëm ka qenë rebelimi brenda institucioneve shtetërore. Shqetësimet e tilla të shqiptarëve në Maqedoni i ka dëgjuar edhe vetë ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker. “Me Reekerin është folur hapur për të gjitha çështjet. Rreth një orë e gjysmë, Ali Ahmeti i ka treguar Reekerit se nuk vazhdohet puna në këtë mënyrë me Gruevskin dhe në të ardhmen nuk do të ketë më vetëm amin të vendimeve të tij”, tha një burim nga BDI.

Ambasadorit amerikan, në selinë e BDI-së në Tetovë iu janë treguar të gjitha hallet e shqiptarëve si çështja maqedonishtes, vendosja e busteve në Shkup, ndërtimi kishës dhe xhamisë në sheshin Maqedonia, çështja e emrit të pazgjidhur dhe bllokimi për në BE etj.

Hapi i parë i padëgjueshmërisë politike ndaj vendimeve të ministrave të Gruevskit është bojkotoi i mësimit të gjuhës maqedonase nga klasa e parë. Edhe pse fillimisht ky vendim u kundërshtua nga shoqëria civile, në fund mbështetje kanë dhënë edhe kryetarët e të gjithë komunave shqiptare në Maqedoni. Kundërshtimi i dytë i Ahmetit ndaj Gruevskit është deklarata se nuk ka zgjedhje të parakohshme duke hedhur poshtë kërkesën dhe pohimet e shumë partive politike se VMRO-DPMNE po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. “Zgjedhje të parakohshme, ka kur vendi është në krizë, kur gjërat nuk ecin, siç duhet. Së paku, këto simptoma as së afërmi nuk janë vërejtur, në Maqedoni, koalicioni funksionon dhe nuk ka ndonjë shqetësim të krizës politike në vend”, tha Ahmeti pasi vendosi lule pranë përmendores së Skënderbeut.

Gjithashtu, veprimtaria e BDI-së pritet të zhvillohet edhe në drejtimin e bashkëpunimit më të ngushtë me faktorin ndërkombëtar dhe korrin diplomatik në Maqedoni.

Maliqi: Zgjedhje të parakohshme, i zvarrisin proceset

“A do të ketë zgjedhje të parakohshme, varet nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski, e cila mund të bazohet në rejtingun që e ka. Nëse i konvenon kësaj partie me këtë rejting, atëherë me siguri se do të krijojë klimë për zgjedhje të parakohshme sikur para dy viteve. Kuptohet, me një dëshirë për krijimin e koalicioneve të reja dhe për zvarritjen e çështjeve kruciale që kanë të bëjnë me afrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe në tejkalimin e disa sfidave që janë domethënëse në krijimin e stabilitetit institucional dhe atë ndëretnik”, tha Nazmi Maliqi, profesor universitar.

Subscribe to comments feed Komente (16 publikuar):

Për arbin zëdhënësin e rufisë në 22/01/2010 12:37:09
avatar
Lëvizja juaj dështoi brenda nji viti në Gostivar.
Në aspekt moral të dështuarit nukund tu shesin mend të tjerëve!
Në aspekt politik ju mendoni se sa ma shumë të shantazhohet BDI-ja aq ma lehtë do të rehabilitohet ish komunisti Rufija!
Shqiptarët përfundimisht e kanë kuptuar se BDI vetëm pë 6 vite në skenën politike bëri 100 herë më shumë se sa Rufija dhe Menduhi gjatë 20 viteve të kaluara.Ku fjalë boshe plot punë hiç!
Ta akuzojsh BDI-n dhe mos kesh alternativ tjetër politike më të mirë nuk ka kur far kuptimi ,përpos nëse je matrapaz!
Thumbs Up Thumbs Down
0
Astrit Abdullahu në 22/01/2010 08:40:35
avatar
Po vertetë mduket e pa kuptimtë kjo ç'po lexojmë ne faqet e lajmit.Shqiptaret patriota ndermjet veti duanë sytë tja nxerin njeri tjetrit.O'ju te nderuar sa i perket Aliut ai i ka perbush kerkesat ndaj atëdheut dhe e ka treguar se kush eshte ska nevojë te perpelitni sikur dikush ju ka paguarë per ti sharë edhe figurat me me me peshë nder shqiptar.Keshtu na percjell historia duke i sharr dhe vrar njerzit komtar si Ali ahmeti e shum e shum bura çka i dalin zot vatanit.Po pyes vetveten dhe juve pse nuk bashkohemi ndaj atyre çka na e marin lirin elementare pse pse keshtu duhet te shajmë njeri tjetrin dhe kur dihet se krejtë shiptaret kan nje qellim.Let bashkohemi letë mendojm kur vinë zgjedhjet dhe ti zgjedhim njerzit ma te mir,e jo njerzit çka na japin sheqer dhe vajë,dhe pastaj fillojm te shahemi njeri tjetrit.
Thumbs Up Thumbs Down
0
arben në 22/01/2010 07:57:00
avatar
kontravers total,injorante total jo vetem ali ahmeti por edhe tere keta qe e kane perkrahur lexoni cfar sintakse kane perdorur,per te qare jane ej.juve te BDI dhe vete ali ahmetin ju ka ngjare si gomari qe kishte qene i ngrene deri ne gjusem nga ujku e ky i shkreti thonte:inshalla jam ender,hahahhahahahhaha.juve do ju haje krejt e ndoshta ju ende do vazhdoni te shihni endren e gomarit,hahahhahah.paramendoni hapi i dyte qe BDI do ta kundershtoje gruevskin paska qene JO zgjedhje te parakohshme,po kush na garanton se gruevski me te vertete edhe i don zgjedhjet e parakohshme ndoshta eshte vetem nji bllof,e dyta ali injoranti e kundershton idene e zgjedhjeve te parakohshme me faktin se koalicioni po funksionoka shume mire,po kjo vetem ja forcon pozicionin gruevskit ne pilitiken e tij antishqiptare qe e ka tash,cfar kundershtimi hahhahahha,turp te keni skeni ide se cfar po flisni.e sa per ty qe paske luftu e kenaqet me ate lufte mos pyet hic,katastrofe.
Thumbs Up Thumbs Down
0
ali në 22/01/2010 01:41:35
avatar
več para ali li ti ato patrijota qe po flasin e asgje spo bojn kollaj eshte me fol ame punu esht mandrishe se kto njerzit ton sič i quajm jan večem vojvoda shkijesh e shqiptaresh jo.ali mbaje llostin ne te permbajna puno si di tung
Thumbs Up Thumbs Down
0
per metin në 21/01/2010 21:31:55
avatar
Eshte mire te pyesesh prindet tu mos kane pas lidhje me ndonje sllavokomunist sepse ata qe ty akuzon se jane komunista,atyre komunistat ua kan vrare prindet e tyne...RRofte UCK dhe vazhdimesia e tyre BDI...
Thumbs Up Thumbs Down
0
arbi në 21/01/2010 20:38:19
avatar
Mashtrimi apo manipulimi i radhes i DUI-it
ose bandes te debileve injrant! Perse te rebelohen tash,kur ka pase shume e shume raste e aresye te rebeloheshin. Jo, jo nuk e ha populli kete corbe pa shije me.
Njerezit normal mund te ndryshojne,por keta qe jane me platforma te majta-komuniste nuk mund te ndryshojne kurre, aq me pak qe jane ne pushtet. Ata kane deshmuar me veprimet ne qeveri se atyre u intereson vetem pjesmarrja ne qeveri dhe privilegjet personale e jo,kurrsesi populli qe i ka zgjedhur. Keta jane tragji-komik: para dy ditesh Ali kapidani, apo komiti,thot se ska asnji problem,qeveria funkcionon shume mire, ska asnji krize.Dhe sot thone se do te rebelohen.Ndoshta po; do te kerkojne rroga me te medha, konsesione dhe ndonji tender.Dhe kjo te kete efektin e amortizimit te pakanaqsive cdo dite e me te medha. Por,popull i dashur e pervuajtur:Mos bini pre e ketyre intrigave integriste,boll na kane mashtruar e tradhtuar!!! Tung!
Thumbs Up Thumbs Down
0
Mjerimi në 21/01/2010 19:39:44
avatar
Inshalla ju ka dale gjumi, frigohem se mos enderoni e kur te zgjoni ri ashtu si ka qene.
Thumbs Up Thumbs Down
0
TriMor në 21/01/2010 18:31:02
avatar
sdi un i shoh do te paknaqur do patriota qe behen permes se shkronjave po zotri te nderuar pse sju bashkangjitet luftes se 2001 e dini sa ushtar kan marr pjes ne luft 1000 dhe katr pes fshatra po jo njerez si ju qe rrini ter diten afer kompjuterit edhe luani pokerr edhe shitni medn ketu mendon se jua pelqen dikush hidet e juaja jo jo gabim jeni un veq nje e die se Ali ahmeti nuk e shet kombin si te tjeret qe eshiten per nje dolli ket jam i sigurt po ja nin zanin naj dit qe vjen SE NUK E DIN JU SE NE MAQEDONI VEPROJN 100 SHERBIMI EDHE TE UDHEHEQESH POLITIK ESHT SHUM ZOR PO EDHE SKENDERBEUN ME QUE PREJ VARRIT KOT ESHT A PER LUFT TISHIN KAN 50 000 USHTAR NE UCK KCYR SE NDRYSHE ISH QEN LLAFI QETASH PO QA EM BA PER FAT TE KEQ QE SKAN QEN QAQ ALI AHMETI ESHT NJERI ME I MERITUARI NE KETO TREVA NJERI ME VLER
Thumbs Up Thumbs Down
0
SHARI në 21/01/2010 17:57:23
avatar
Juve te Duit ju ka mcu si Bariu kur i rejti fshataret se ujku ka ra ne kopen e tije fshataret i dualen ne ndihme,se dyte here ku me te vertete u sulmua nga ujku kushe nuke ja vuni veshin bariut.Ha ha populli nuke i besone me rebelimit tuaj e trguat origjinalitetin tuaj ju prete ndeshkimi.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Kercova në 21/01/2010 16:45:22
avatar
Ali Ahmeti nuk e din cka eshte Smundja Psikologjike."Ate qe zakonisht e thote ai se nuk kemi problem me partneret e koalicionit dhe se Qeveria funksionon si duhet", eshte smundje psikologjike, por ai nuk e kupton ai.
Hajt se ju erdh fundi,tash dot kene nje alternativ tjeter populli,e ajo eshte ...
Rufi Osmani...
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 16 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst