Gruevski shpëton bullgarizimin e maqedonasve
Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski se së shpejti do të rritet periudha kohore e importimit të veturave nga deri në 13 vjet, nga ekspertë të ndryshëm konsiderohet si vendim me prapavija politike dhe që do të ketë pasoja negative ekonomike. Publicisti Kim Mehmeti pohon se ky vendim i Gruevskit ka për qëllim që t’i shpëtojë qytetarët e Maqedonisë që kanë vetura me targa bullgare. "Mendoj se Gruevski nuk e sjell rastësisht këtë vendim. Ai dëshiron t’i shpëtojë maqedonasit që të mos marrin pasaporta bullgare dhe të vozisin vetura me targa të Bullgarisë. Kryesisht ky ligj bëhet për ata, pa marrë parasysh pasojat tjera", tha Mehmeti. Ai gjithashtu hedh dyshimin se Gruevski këtë veprim e bën edhe për të fituar mbështetje te popullata pas lëkundjeve të fundit në rejtingun e tij. "Sigurisht se këtu ka një prapavijë politike. Ai nën hije po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Simpatizantëve të vet do të dalë në zgjedhje e do t’ju thotë se ne mendojmë për të mirën tuaj, duke ua liruar çmimin e veturave", tha Mehmeti.
Edhe ekonomistët vendimin e fundit të kryeministrit e marrin me rezervë. Për Nasir Selimin, profesor i ekonomisë në UEJL ky vendim është thikë me dy tehe. "Me këtë vendim më së shumti do të fitojnë konsumatorët, por në përgjithësi do të dëmtohen bizneset të cilat shesin vetura të reja. Gjithashtu nga heqja e akcizave dhe doganave do të dëmtohet edhe buxheti i shtetit, kur dihet se mbushja e tij bëhet kryesish nga këta komponentë", tha Selimi.
Qëllime tjera të cilat janë në prapavijë të projektit të Gruevskit është edhe dëshira për të bllokuara bizneset aktuale të veturave të reja. "Me këtë vendim do të bllokohen ndoshta tërësisht shitja e veturave të reja. Maqedonia do të bëhet deponi e Evropës, kurse do të ndotet edhe ambienti, që është në kundërshtim me kërkesat e fundit të bashkësisë ndërkombëtare", tha Selimi.
Sipas rregullave të deritanishme, importimi i makinave me targa të huaja, është bërë vetëm nëse janë të vjetra deri pesë vjet. Para dy ditësh, kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëroi se ky ligj do të ndryshojë, në favor të qytetarëve. Një gjë e tillë bëhet me qëllim të zgjidhjes së problemit të veturave me targa të huaja, sidomos atyre nga vendet fqinje. Në mbrojtje të vendimit qeveritar ka dalë edhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së. "Me ndryshimet do të mundësohet që rreth 100 mijë familje të cilët momentalisht nuk kanë automobil për shkaqe financiare, të blejnë vetura, kurse edhe 100 mijë familje tjera që kanë vetura më të vjetra se 25 vjet t’i ndërrojnë ata. Gjithashtu, do të mundësohet që edhe këto 30 mijë qytetarë që vozisin automobila me targa të huaja t’i zëvendësojnë dhe t’i regjistrojnë në Maqedoni", tha Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.
Qytetarë të Maqedonisë, detyrohen të nxjerrin letërnjoftimin ose pasaportën bullgare për qarkullim të lirshëm me makina me targa bullgare. Ministria e Ekonomisë, po shqyrton propozimin e kryeministrit për importimin e veturave të vjetra, të standardit Euro 1 dhe Euro 2, vetura të vjetra deri 16 dhe 13 vjet.
Shitësit e veturave të reja kundërshtojnë këtë vendim të qeverisë me arsyetimin se do të vazhdoj të bie shitja e veturave të reja. Nëse si rezultat i krizës ekonomike globale në vitin 2009 shitja e veturave të reja bie për 30 për qind, me këtë vendim të qeverisë shitja do të bie deri më 50 për qind.
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj