“Shkupi 2014” revoltoi të gjithë pos VMRO-DPMNE-së
Projekti "Shkupi 2014" i prezantuar nga komuna Qendër i ka revoltuar të gjithë, pos partisë së kryeministrit Gruevski. Të shtunën shoqëria civile dhe qindra qytetarë kanë protestuar kundër këtij projekti, duke vlerësuar se ky plan është përdhunim arkitekturor i sheshit, dhe nxit ndarje etnike dhe fetare.
"Ngjan sikur qeveria e projekton fundin e këtij qyteti dhe fundin e marrëdhenieve ndëretnike dhe ndërfetare në shtet. është një projekt të cilin ky fëmijë nuk do ta njeh Shkupin ashtu sic e njohim ne por do ta njeh një Shkup i cili do të jetë plot me mure dhe muri i ardhshëm i cili do të ndërtohet do të jetë muri mes urës së gurit të cilën besoj që brenda 2 javëve do ta shembim", deklaroi Artan Grubi, drejtues i Lëvizjes qytetare " Zgjohu".
Proekti është kundërshtuar edhe nga partitë shqiptare si dhe nga opozita maqedonase.
Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, tha se ky proekt nuk kontribuon për integrimin e bashkësive etnike. "Të gjitha projektet që promovohen në Maqedoni duhet të ndihmojnë në integrimin e brendëshëm të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni, duhet të jenë gjithashtu projekte që do ta ndihmojnë Maqedoninë në integrimet euroatlantike dhe nuk duhet të jenë projekte që do të provokojnë fqinjët tanë" tha Ademi.
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se projekti "Shkupi 2014" nuk do të reazliohet pasi vendi pas muajit prill do të përfshihet në një krizë të thellë. "Shumë qesharake, po gati sa komiko-tragjike, Shkupi rrezikohet që Shkupi i 2010 qytetarët të ngelin pa bukë, pa punë, pa perspektivë, në krizë të jashtëzakonshme ekonomike, këta dallavere të ndryshme të marketingjeve bajate nuk do të funksionojnë pas muajit prill, kur kriza do të jetë shumë e madhe", tha Menduh Thaçi.
Sipas DR-së, ky proekt ka për qëllim ngritjen e një muri që do të ndajë bashkësitë etnike dhe fetare në Maqedoni. "Pyesim publikisht VMRO-DPMNE-në, me proektin keqadashës ‘Shkupi 2014’, ku i parashikon që të jenë shqiptarët, gjegjësisht çfarë plane ka për shqiptarët" tha zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha.
Për protestat e së shtunës në shesh VMRO DPMNE akuzoi Branko Cërvenkovskin. Nga partia e Gruevskit thonë se lideri i LSDM-së ushtron presion mbi këta njerëz duke i detyruar ata që të dalin dhe të kundërshtojnë projektin ‘Shkupi 2014’. LSDM-ja mohoi të ketë organizuar protestën. Kjo parti Projektin e Gruveskit ‘Shkupi 2014’ e ka cilësuar se maja e kiçit dhe mos njohjes së historisë së kombit maqedonas.
- Liqeni i Ohrit para katastrofës ekologjike
- Turbullohet Sopoti
- KH: Peshkopi përhap urrejtje
- Federalizmi i Maqedonisë është conditio sine qua non
- Ahmeti-Fitzgerald: Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit
- Unë votoj, unë dënoj! Po ti?
- Borxhet e qytetarëve, problem global
- Ndryshoni ligjin antiduhan
- Obama: Tre kushte për Izraelin
- S’ka kush të turpërohet (57)
- Rikthehet 2001-shi (45)
- Kim Mehmeti: Shqiptarët ta djegin enciklopedinë në mes të Shkupit (40)
- Osmani: Për partinë po punojmë në terren (39)
- EKSKLUZIVE - Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëve (34)
- Mrekulli në Dagestan, pjesë të Kuranit në trupin e fëmijës! /VIDEO/ (31)
- Shumë zhurmë (31)
- Përsëri te varri i dëshmorit! (30)
- Mexhiti, Arifi, Ostreni dhe Bejta, të besuarit e Ahmetit (30)
- Mjaftë doktoruam, le të mësojmë pak (27)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj