Sondazh: Proceset eurointegruese të Maqedonisë
A mund të sjellë tensione etnike moszgjidhja e çështjes së emrit?
Fillimi | LAJME | Maqedoni | Eliminohen ish-ushtarët e UÇK-së

Eliminohen ish-ushtarët e UÇK-së

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Gjykimin me dënim të përjetshëm të tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Harun Aliu, Ismail Etemi dhe Bashkim Bajrami, nga Gjykata themelore në Shkup, juristët e vlerësuan si të padrejtë dhe si dënim, i cili u shqiptua në mungesë të fakteve. Juristi Mersim Pllozhani tha se ky dënim, gjykim është paraparë për vepra të rënda sipas ligjit penal. Sa i përket kësaj çështje fatkeqe shtrohet pyetja a ekzistojnë fakte për një dënim të tillë? “Gjykata ata i ka akuzuar ashtu siç ajo dëshiron. Kjo do të thotë se nuk ka vepruar drejtë. Ky gjykim duhet të përsëritet dhe atëherë do të dëshmohet e vërteta. Gjykata nuk veproi në mënyrë objektive, pasi në radhë të parë, aty nuk kanë qenë prezent të akuzuarit. Tek ne i akuzuari duhet të mbrohet. Parim është që ai, i cili akuzon duhet ta vërtetojë fajësinë, e jo i akuzuari të mbrojë pafajësinë e tij. Këto janë parimet themelore të kodit penal dhe procedurës penale”, tha profesori universitar, Pllozhani. Sipas tij, vendimi për ta dënuar kryetarin e Aleancës Kombëtare, Harun Aliu, i cili njëherësh ishte komandant i UÇK-së dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm të këtij formacioni ushtarak, është një vendim politik. “Ne raste të këtilla ku dimensioni politik është më i rëndësishëm se dimensioni juridik, mund të ndodhin gjëra në shërbim të politikës ditore pa mbështetjen e provave dhe fakteve të duhura juridike”, tha Pollozhani. Dënimi me burg të përjetshëm për të njohurin në luftë si komandant “Kushtrimi”, sipas juristit Mersin Maksuti është edhe një dëshmi se gjykatat në Maqedoni nuk janë të pavarura. “Edhe kësaj radhe, po vërtetohet se gjykatat në Maqedonisë nuk janë aq të pavarura. Ata nuk marrin vendime të duhura në bazë të ligjit dhe argumenteve relevante të cilat janë ta bazuara me ligj. Edhe kësaj radhe ky proces ngjan si një proces i montuar politik, se sa një proces i mbështetur në ligj dhe në veprat penale të cilat pretendohet se i kanë kryer të akuzuarit”, tha Maksuti. Ai shtoi se e mira e gjithë kësaj do të ishte që procesi edhe një herë të rishqyrtohet. Ashpër për vendimin e gjykatës ka reaguar edhe partia të cilën ai e kishte formuar, Aleanca Kombëtare dhe me të cilën ai kishte marrë pjesë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare. “AK-ja dënon ashpër politikën diskriminuese dhe fushatën antishqiptare të qeverisë së Maqedonisë, si dhe i bën apel të gjitha subjekteve politike dhe jo politike në vendin tonë që të mos heshtin përballë kësaj situate të tensionuar, sepse ushtarët e UÇK-së kanë luftuar pikërisht që të dëgjohet zëri i shqiptarëve e kurrsesi të përfundojnë pas grilave me burgim të përjetshëm”, thuhet mes tjerash në komunikatën e AK-së. Në mbrojtje të ish-ushtarëve të UÇK-së ka dalë edhe shoqata e veteranëve dhe invalidëve të luftës “KALAJA”. “Shihet qartë se në këtë shtet Institucionet e Drejtësisë janë nën diktatin e qeverisë dhe partive në pushtet që për interesat e tyre të ngushta ngrenë kurthe ndaj njerëzve të pafajshëm për të ruajtur kolltukun e butë të pushtetit. Me këto vendime sllavomaqedonasit po tentojnë të frikësojnë shqiptarët”, thuhet në këtë reagim. Ndryshe, tre ish-ushtarët e UÇK-së akuzohen për vrasjen e një pjesëtari të forcave special maqedonase “Tigrat” në janar të vitit të kaluar. /Bekri Ajdini/

  

AK: Ndërkombëtarë ndaloni pastrimin etnik të shqiptarëve

“AK-ja konsideron se ky akt i turpshëm nuk është i pari e as që do të jetë i fundit, prandaj alarmon komunitetin ndërkombëtarë në krye me SHBA-në NATO-n, BE-në, OSBE-në si dhe të gjitha qendrat vendimmarrëse që të ndërmarrin hapat e duhura për parandalimin e pastrimit etnik të elementit shqiptar nga ana e qeverisë së Maqedonisë në mënyrë që të demonstrojnë civilizimin e tyre dhe se ata nuk pranojnë në asnjë mënyrë të jenë pjesë e këtij turpi të paparë që po ndodhë në një pjesë të Evropës së shekullit 21”, thuhet në reagimin e Aleancës Kombëtare.

 

“Branitellat” nuk i kthejnë paratë e luftës

Shoqata “Dinjiteti” kërkoi tërheqjen e akuzave nga Ministria a mbrojtjes (MB) duke pohuar se vendimi i qeverisë për tërheqjen e akuzave kundër invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve në vitin 2001, nuk vlen edhe për ushtarët e ARM-së. Megjithatë, MB demantoi faktin se ajo ka ngritur padi për pjesëtarët e familjeve të dëshmorëve të rënë të ARM-së, ose kundër ushtarëve të lënduar gjatë konfliktit 2001.

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

kujtim në 09/02/2010 13:12:19
avatar
Po beri parti te veten pa lejen e BDI-s kur dihet shume mire pa lejen e partise nuk guxon te veprojshe dicka,;veprove-perfundove-burg apo vdekje kjo eshte partia-BDI-A.
Thumbs Up Thumbs Down
Gjergj Arvaniti në 09/02/2010 06:25:59
avatar
Zoti te mos na denoje, se cka na denojne keta nuk eshte problem.
Thumbs Up Thumbs Down
SHARI në 08/02/2010 15:23:50
avatar
O more ali ametoski ke filluar ti eleminojshe njerzit me te denje te U,Q,K se a nuke te shkone mendja more i marre se me ne funde do perfundojshe neper te njejta gjykata ty dhe klika jote do merni denimin e merituar nga populli
Thumbs Up Thumbs Down
total: 3 | Treguar: 1 - 3
"Gazeta LAJM mbane te drejten e mospublikimit te komenteve qe bien ndesh me normat etike, komenti do te publikohet pas aprovimit nga administratori".

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst