S’ka shqip për Eurovision
Edhe kësaj radhe në Festivalin për përzgjedhjen e këngës, që do të konkurrojë në festivalin Evropian “Evrovizion 2010”, nuk u lejua pjesëmarrja e këngëve në gjuhën shqipe. Agim Poshka, këngëtar, pohoi që kishte dërguar dy këngë që të konkurrojnë në këtë festival por ato u refuzuan nga arsyeja që ishin në gjuhën shqipe. “Kam marrë vetë iniciativë dhe i kam dërguar dy këngë shqipe të jenë pjesë e këtij festivali garues, por fatkeqësisht ato u eliminuan për arsye se rregullorja e këtij festivali është se pjesëmarrëse mund të jenë vetëm këngët në gjuhën maqedonase. Këtu po injorohet në mënyrë totale kënga shqipe”, tha Poshka, i cili theksoi se disa herë i kemi kritikuar por si duket askush s’na ka dëgjuar pasi që edhe një herë dolëm të diskriminuar. Ndërkaq, Avni Qaili, tekst shkrues, sa i përket kësaj çështje tha se këtë gjë mund vetëm Qeveria ta ndryshojë. “Iniciativa jonë dështoi pasi që statusi i këtij festivali parasheh që të gjitha këngët të jenë në gjuhën maqedonase, dhe për ta ndryshuar këtë gjë ne, artistët nuk mund të bëjmë asgjë. Në këtë rast duhet të kemi përkrahjen e politikanëve shqiptarë, të cilët mund të intervenojnë pasi që këtu po bëhet diskriminim i këngës shqipe”, tha Qaili. Kurse sa i përket diskriminimit të gjuhës shqipe, Poshka tha se Organizata e artistëve shqiptarë është duke u përgatitur iniciativë të cilën do ta dërgojë në gjyqin kushtetues. “Shoqata e artistëve shqiptarë është duke përgatitur iniciativë të cilën do ta dërgojë në gjyqin kushtetues, ngase po bëhet diskriminim nga ana e maqedonasve, ka paragjykime dhe shpresojmë që të përfundojë kjo situatë e kamotshme”, tha Poshka. Gjithashtu shtoi se kuptohet që politikanët janë të angazhuar me problem të tjera të cilat i kemi si shoqëri, por nuk duhet lënë anash as këtë diskriminim që po i bëhet muzikës shqipe. /natyra grubi/
Gjoko Taneski fitues i "Eurosong 2010"
Gjoko Taneski është fitues i Festivalit kombëtar të Shkupit për zgjedhjen e këngës së Evrovizionit "Eurosong 2010". Me gjithsej 22 pikë, Tanevski duke performuar këngën "Unë kam fuqinë" autori i së cilës është Kristijan Gabrovski dhe Darko Tasevski. Ai u bë përfaqësuesi i dhjetë i Maqedonisë në Festivalin evropian që këtë vit në fund të majit do të mbahet në Oslo, Norvegji.
- Greqia përballet me masa të reja financiare
- Jeremiç: Nuk do ta lejojmë humbjen e Kosovës
- Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme
- Në vigjiljen e 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit
- A e shqetëson Maqedoninë largimi i shqiptarëve pas liberalizimit të vizave?
- Maqedonia vs. Greqia
- Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve
- Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!
- KE paguan biletën hyrëse për anëtarësim
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (51)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (46)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (45)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)
- Partia e shtatë… ! (41)
- Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë (36)
- Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë? (36)
- Atdheu qe të ekzekuton (34)
- Veliu kalon deputet i pavarur? (32)
- Pa institucione paralele nuk ndalet likuidimi i figurave të kombit (28)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
KOT HUMBIM KOHÈ,DUHET TÈ JEMI SHTET MVETI PERSHEMBULL REPUBLIKA E ILIRIDÈS.SA MA SHPEJT AQ MA MIRÈ.
Shumè selam Ali Ahmetit,ore Ali,Gruevskin e umnde luftarakisht por politikisht ki ngec.Po te zen shah mat.
Publikoni komentin tuaj