Fuere:Numri i madh i azilkërkuesve nga Likova është shqetësues
Euroambasadori Ervan Fuere e vlerëson si shqetësuese gjendjen me numrin e madh të azilantëve nga Likova në Belgjikë.
"Kjo gjendje me të vërtetë është shqetësuese dhe si rezultat i kësaj i tërë rajoni do të vizitohet nga kryeministri i Belgjikës. I vlerësojmë përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por duhet të bëhen ende përpjekje shtesë që të pengohen agjencitë turistike ta keqpërdorin besimin e njerëzve dhe t'u ofrojnë udhëtime në vendet e BE-së, për arsye se e gjithë kjo është në kundërshtim me frymën e liberalizimit të vizave përderisa po bëhet keqpërdorim", deklaroi euroambasadori Fuere, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes pesëvjeçare për financimin 2007-2009 për komponentën IPA 5 - Zhvillim rural në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Ai pret që Qeveria të bëjë përpjekje për përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe mundësitë në margjinalizi,im e bashkësive si dhe për përmirësimin e infrastrukturës dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Likovë dhe Haraçinë.
"Ndërkaq kjo nuk paraqet kurrfarë arsyetimi që njerëzit t'i braktisin vendet e tyre që të kërkojnë punë në të zezë në vendet-anëtare të Bashkimit Evropian. E vlersojmë deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski i cili tha se do të ndërrmeren masa shtesë për pengimin e paraqitjes së azilantëve nga Maqedonia në BE", theksoi Fuere.
Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Vasko Naumovski në emër të Qeversië së Republikës së Maqedonisë u bëri apel qytetarëve të përmbahen nga udhëtimet e këtilla për arsye se, siç tha, gjasat për fitimin e azilit të qytetarëve të Maqedonisë në ndonjë vend-anëtar të BE-së janë të barabarta me zero.
"Jo vetëm që këto qytetarë nuk do të fitojnë azil dhe jo vetëm që sërish do të kthehen në Republikën e Maqedonisë, por ekziston një mundësi e madhe që të marrin edhe ndalesë më shumëvjeçare ose ndalesë të përhershme për hyrje në zonën e Shengenit që me siguri nuk është kjo që e dëshirojnë", tha zëvendëskryeministri Naumovski.
Ai premtoi se të gjitha institucionet kompetente do të vazhdojnë me aktivitetet që paraqitja e parë të azilantëve ta përfundohet sa më shpejtë dhe ta parandalohet me sukses./mia/
- Greqia përballet me masa të reja financiare
- Jeremiç: Nuk do ta lejojmë humbjen e Kosovës
- Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme
- Në vigjiljen e 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit
- A e shqetëson Maqedoninë largimi i shqiptarëve pas liberalizimit të vizave?
- Maqedonia vs. Greqia
- Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve
- Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!
- KE paguan biletën hyrëse për anëtarësim
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (51)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (46)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (45)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)
- Partia e shtatë… ! (41)
- Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë (36)
- Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë? (36)
- Atdheu qe të ekzekuton (34)
- Veliu kalon deputet i pavarur? (32)
- Pa institucione paralele nuk ndalet likuidimi i figurave të kombit (28)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Simbas gruevskit kjo gjendje nuk paraqet arsyetim qe njerezit (mendon per shqiptaret) ti braktisin trojet e veta, ateher ju mor m.. z.gruevski, na thuaj se si duhet reaguar populli kur ju jeni gati te investoni me mbi 250 milion euro per sheshin e 2014-tes, e shum e shum projekte te njepasnjeshme dhe ate gjithnji kunder asaj qe eshte shqipetare. Per kunder gjendjes aktuale shikuar ne aspektin social,eshte alarmante dhe varferia qe ka arritur kulminacionin e tmerruesheme e qe te vajton edhe shpirti, e keta impotentat politik shqiptare si duket si gjithnji nuk munden edhe kesaj here ti dalin zot situates kur eshte populli i tyre ne pyetje, pasi qe nuk perfillen aspak ne kete shtet te mallkuar.Partite politike as qe dalin ne opinion per te ofruar se si te tejkalohet nje situate e tille kryesisht per popullin shqipetare te komunes se Kumanoves dhe te Likoves te cilit kerkojne azil politik ne Belgjke te japin ndonji deklarate se si duhet zgjedhur situaten edhe ashtu te nderlikuar per popullin te ciles parti edhe ja ka besuar voten.Por keta perkundrazi duan qe edhe ate te fundit te i marrin popullit "shpresen" per nje te ardhme sepaku per te mbijetuar, si shperblim te ashtuquajturit azilkerkuesit, e kan te rrezikuar edhe me ndalese shum vjecare e ndoshta edhe ate te perhershme per ne BE. Ky eshte rrezulltati perfundimtare qe munden te ofrojne shqipefolesit (cirilik) politik shqiptare.
Publikoni komentin tuaj