BDI e hodhi poshtë propozimin e DR-së për Komitetin
Kryetari i Komitetit për marrëdhënie ndëretnike dhe deputet nga BDI-ja në pushtet, Xhevat Ademi deklaroi se propozimi i Demokracisë së Re, që Komiteti të punojë me shumicë të thjeshtë, e jo në pajtim me zgjidhjen e tanishme ligjore - me shumicë prej dy të tretash, është në "kundërshtim me filozofinë e Komitetit, sepse ai (Komiteti) është instrument për mbrojtjen nga majorizimi".
"Zgjidhja e ofruar e favorizon majarizimin. Problemi nuk është tek Ligji e as tek prania e detyrueshme e dy të tretave të anëtarëve të Komitetit. Përkundrazi, problemi është tek qasja, tek trajtimi që e ka Komiteti si vlerë që në mënyrë të drejtpërdrejtë buron nga Marrëveshja kornizë e Ohrit dhe qasja drejt vetë frymës së kësaj marrëveshjeje", deklaroi Ademi.
DR sot në Kuvend parashtroi ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Komitetin për marrëdhënie ndëretnike, pasi që ky trup nuk mbajti katër mbledhje me radhë, për shkak të mungesës së kuorumit.
Ademi shtoi se po zhvillon bisedime me anëtarët e Komitetit që kjo gjendje të tejkalohet dhe se tani për tani nuk ka arritur të zbulojë ndonjë arsye serioze për mungesën e deputetëve të deleguar në këtë trup, si përfaqësues të bashkësive etnike të cilave u takojnë.
"Mendoj se punët po zhvillohen në mënyrë serioze dhe për një kohë të shkurtë do ta thërras vazhdimin e mbledhjes së nëntë", deklaroi deputeti i BDI-së. Nëse nuk mbahet edhe kjo mbledhje, Ademi do t'ia dërgojë letrën kryetarit të Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso, të cilën e paralajmëroi gjatë tentimit të fundit të Komitetit për të mbajtur mbledhje.
Në VMRO-DPMNE tani për tani nuk e komentojnë iniciativën e DR-së. Deputetë nga partia në pushtet thonë se qëndrimin e tyre do ta thonëkur do ta shohin përmbajtjen e propozimit.
Deputeti i LSDM-së, Nikolla Çurkqiev, ndërkaq vlerësoi se bëhet fjalë për ndryshim teknik, i cili, siç tha, "nuk mund ta zëvendësojë mungesën tek VMRO-DPMNE për ta respektuar dhe zbatuar aktin më të lartë juridik - Kushtetutën e RM-së, dhe ta trajtojë Marrëveshjen Kornizë si vegël tregtie me partenrët e koalicionit, në vend si faktor për stabilitet".
- Greqia përballet me masa të reja financiare
- Jeremiç: Nuk do ta lejojmë humbjen e Kosovës
- Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme
- Në vigjiljen e 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit
- A e shqetëson Maqedoninë largimi i shqiptarëve pas liberalizimit të vizave?
- Maqedonia vs. Greqia
- Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve
- Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!
- KE paguan biletën hyrëse për anëtarësim
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (51)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (46)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (45)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)
- Partia e shtatë… ! (41)
- Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë (36)
- Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë? (36)
- Atdheu qe të ekzekuton (34)
- Veliu kalon deputet i pavarur? (32)
- Pa institucione paralele nuk ndalet likuidimi i figurave të kombit (28)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj