Me fakultet punojnë pastrues!
Gjendja e shqiptarëve të punësuar në ministrinë e kulturës është e mjerueshme. Përbuzje, nënçmime, fyerje janë disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen çdo ditë administratorët shqiptarë. Nëpunësit shtetëror me fakultete të kryera obligohen të kryejnë punë të cilat duhet t’i bëjnë pastruesit e rëndomtë. “Na detyrojnë të pastrojmë libra. Së fundmi kemi pastruar bibliotekën universitare të Shkupit. Është turp i madh kjo që po na ndodhë. Vetëm neve shqiptarëve na detyrojnë të bëjmë këtë punë, maqedonasit i shfrytëzojnë të gjitha benificionet tjera”, tha një nëpunës i kësaj ministrie që për shkaqe sigurie kërkon t’i mbrohet identiteti.
Problemet nuk kanë të sosur. Kontrolli mbi ata është tepër i rreptë sa mezi kërkohet vetëm një kundërshtim më i vogël dhe t’i largojnë nga puna. “Nuk durohet më kështu. Na rrinë mbi kokë sikur të jemi armik të shtetit. Nëse një minutë vonohesh në mëngjes ose në pushimin e mesditës pason dënimi. Ndërkaq, maqedonasit asnjëherë nuk vijnë me kohë në punë dhe dalin sa herë që duan”, thotë një tjetër shqiptarë, nëpunës shtetëror në ministrinë e kulturës.
Ministrja aktuale e kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska ka qenë sekretare shtetërore në këtë ministri dhe duke ushtruar presion psikik mbi nëpunësit shqiptarë, sipas të punësuarve, dëshiron të zvogëlojë numrin e tyre.
Zëdhënësja Anita Jovanovska mohon se shqiptarët maltretohen. “Me sa di unë të gjithë e kryejnë punën në mënyrë korrekte. Nuk di që ndonjë nëpunës shtetëror ka pastruar libra. Secili punon atë që e parasheh ligji për nëpunësit shtetëror”, tha Jovanovksa.
Numri i shqiptarëve në pozitat udhëheqëse në këtë ministri është i barabartë me zero. Asnjëri prej tyre nuk është avancuar edhe pse me vite të tëra janë të punësuar në këtë institucion. “Nuk i ndajmë dhe nuk i avancojmë të punësuarit në bazë etnike, por në bazë të përgatitjes profesionale”, tha zëdhënësja Jovanovska.
Gjithashtu, shqiptarët në ministrinë e kulturës janë ngarkuar edhe më një detyrë të re. Tani do të shpërndajnë librat e përkthyer të qeverisë, pasi ministria nuk ka asnjë nëpunës shtetëror maqedonas të ngarkuar me këtë detyrë të re!
Historia e nënçmimit të shqiptarëve në ministrinë e kulturës ka filluar që nga ardhja në postin e ministrit të Elizabeta Kançeska Milevska. Ajo që në fillim të marrjes së detyrës 90 për qind të administratorëve shqiptarë i kishte degraduar duke i dërguar në sektorin për pakica. Në këtë sektorë shumica e tyre nuk kanë as kompjuterë për punë.
Ministria e kulturës gjithashtu është bartëse e shumë projekteve anti-shqiptare siç janë gërmimet arkeologjike në kalanë e Shkupit, projekti i vendosjes së busteve, projekti “Shkupi 2014” etj. /Bekri Ajdini/
- Greqia përballet me masa të reja financiare
- Jeremiç: Nuk do ta lejojmë humbjen e Kosovës
- Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme
- Në vigjiljen e 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit
- A e shqetëson Maqedoninë largimi i shqiptarëve pas liberalizimit të vizave?
- Maqedonia vs. Greqia
- Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve
- Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!
- KE paguan biletën hyrëse për anëtarësim
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (51)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (46)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (45)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)
- Partia e shtatë… ! (41)
- Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë (36)
- Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë? (36)
- Atdheu qe të ekzekuton (34)
- Veliu kalon deputet i pavarur? (32)
- Pa institucione paralele nuk ndalet likuidimi i figurave të kombit (28)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Me respekt, prindi i njeres nga nepuneset ne kete Ministri!
edhe ma alarmante eshte gjendja e shqiptareve ne ministrin e bujqesi, per cdo dite avancohen sllavet ndersa shqiptarte bredhi koridoreve, cka do kur ke drejtor te cilet nuk dine gje tjeter veq ti ndjekin sekretaresha sllave, se femra shqiptare nuk kemi dhe ato nuk i mbushin standardet e drejtorave tane
ne te gjitha instuticionet shqiptaret keq trajtohen veten e vetme qe te largohen nga puna
Publikoni komentin tuaj