Gjimnazi i Tetovës me numrin më të madh të paraleleve
Gjimnazi i Tetovës përballet me problemin e hapësirës. 2918 nxënës të kësaj shkolle e ndjekin procesin edukativo- arsimor në katër objekte të ndara, ku disa kabinete janë kthyer në klasa, për zhvillimin e mësimit. Drejtori i gjimnazit, Gazmend Arfi, thotë se objekti qendror ku është drejtoria është ndërtuar në vitin 1955 dhe prej atëherë e deri më sot nuk është bërë asnjë investim qoftë edhe i vogël. “Problemi më i madh është se profesorët e kësaj shkolle janë të detyruar që të shkojnë sa në njërin objekt në tjetrin për të dhënë mësim”, thotë ai. Arifi bën të ditur se kanë bërë kërkesë për zgjidhjen e problemit të hapësirës, por deri tani nuk ka asgjë konkrete, prandaj ju ngelet instancave më të larta për ta rishikuar këtë dhe për të gjetur një zgjidhje, sepse gjimnazi është njëri ndër shkollat që ka numrin më të madh të paraleleve. “Ndoshta ndarja e gjimnazit në dy subjekte të pavarura, gjimnazi një dhe gjimnazi dy, do të rregullonte dhe problemin e hapësirës, pasi nxënësit do të ndaheshin në objekte përkatëse dhe jo siç janë tani. Por për shkak të numrit të madh të nxënësve të cilët mësojnë në këtë shkollë, nuk kemi mundësi që ti kontrollojmë, kështu që puna na vështirësohet edhe më shumë”, shprehet ai. Gjimnazi i Tetovës ka 92 paralele, 80 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe 12 paralele me mësim në gjuhën maqedonase.
- Greqia përballet me masa të reja financiare
- Jeremiç: Nuk do ta lejojmë humbjen e Kosovës
- Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme
- Në vigjiljen e 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit
- A e shqetëson Maqedoninë largimi i shqiptarëve pas liberalizimit të vizave?
- Maqedonia vs. Greqia
- Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve
- Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!
- KE paguan biletën hyrëse për anëtarësim
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (51)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (46)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (45)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)
- Partia e shtatë… ! (41)
- Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë (36)
- Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë? (36)
- Atdheu qe të ekzekuton (34)
- Veliu kalon deputet i pavarur? (32)
- Pa institucione paralele nuk ndalet likuidimi i figurave të kombit (28)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj