Poll: Estrada shqiptare
Cila është këngëtarja më e bukur ?
Hyrje | LAJME | Maqedoni | Shkupi dhe Beogradi masa për pengimin e azilantëve

Shkupi dhe Beogradi masa për pengimin e azilantëve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiq ka realizuar njw takim në Shkup me homologen e tij maqedonase Gordana Jankullovska ku wshtw biseduar lidhur me azilkërkuesit nga Serbia dhe Maqedonia në vendet e Bashkimit Europian.

Daçiq ka thënë se duhet marrë masa preventive për të parandaluar keqpërdorimin e liberalizimit të vizave.

"Duhet të bëjmë gjithcka që Europa mos të frikësohet nga Ballkani Përëndimorë, për shkak të emigracionin illegal dhe azilantëve të ndryshim pasi kjo mund të rrezikojë të ardhmën europiane të rajonit" tha Daçiq.

Dy ministrat kanë thënë se do të hetojnë nëse me azilantët e rrejshëm kanë manipuluar agjencitë tutistike.

Kryeshefja e policisë maqedonase Gordana Jankullovka ka njoftuar se deri tani ministria ka marrë masa kundër 8 agjencive në Maqedoni.

Ndërkohë mbrëmjen e së enjtes në Maqedoni ka mbërritur autobusi i parë me azilkërkuesit e kthyer nga Belgjika.

Bëhet fjalë për 21 shtetas të Maqedonisë dhe 19 të Serbisë, kryesisht nga Lugina e Preshevës.

Në Belgjikë azil kanë kërkuar 409 qytetarë nga Maqedonia dhe 400 nga Serbia, kurse në Suedi janë regjistruar mbi 500 azilkërkues serb.

 

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

ARDIAN në 13/03/2010 11:44:39
avatar
Si cdo here si ndodhin cudirat ne Maqedoni. Si cdo here politika antishqiptare e Serbise e perkrahur nga neperkembesite politikes se tyre Maqedonise. Nese kerkohet fajtori i dyndjes eshte shum lehte te dihen fajtoret . Po qe se kjo qeveri eshte e interesuar sic thuhet per te gjet shkakun shum lehte e ka. Nese ka para 200 mlj. eur per "Shkupi 2014" ateher le te angazhohen nje ankete neper njerzit qe ikenazil dhe ti anketoj pse iken. Fajtori kryesor dihet "Qeveria" dhe neglizhenca e saj ndaj vanbanimeve shqiptare. Jetoj ne Belgjike dh ekur u them Belgeve se qeveria kerkon fajtor ne agjensionet turistike edhe pse njihen si popull qe qeshin rralle i shoh "duke qeshur" cka dmth se edhe Belgjika e din ku eshet "fajtori"
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst