Poll: Estrada shqiptare
Cila është këngëtarja më e bukur ?
Hyrje | LAJME | Maqedoni | Fuere: Të zgjidhet emri pa u prekur identiteti

Fuere: Të zgjidhet emri pa u prekur identiteti

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Bisedimet që zhvillohen në KB janë për çështjen e emrit dhe të gjitha diskutimet e tjera janë në plan të dytë. Identiteti është diçka e shenjtë për çdo komb dhe ai nuk guxon të preket. Mënyra më e mirë që të kapërcehet ky perceptim i gabuar është që të dy palët t'i intensifikojnë diskutimet me qëllim që të gjendet zgjidhje përfundimtare, e cila nuk do ta prekë identitetin, deklaroi euroambasadori Ervan Fuere.

Ai i përsëriti qëndrimet e eurokomisarit për zgjerim Shtefan File të komunikuara para disa javëve gjatë vizitës në Shkup se është shumë me rëndësi dy palët t'i intensifkojnë takimet me qëllim që të sigurohet se nuk do të ketë moskuptim në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve.

"Edhe ndërmjetësuesi ishte i qartë se diskutimet zhvillohen për çështjen e emrit dhe të gjitha diskutimet e tjera janë në plan të dytë. Mënyra më e mirë që të kapërcehet ndoshta ky perceptim i gabuar të dy palët kanë diskutime më intensive me qëllim që të gjendet përfundimisht zgjidhje kompromise dhe e cila tërësisht do ta ruajë identitetin. Kemi thënë edhe më herët se identiteti është diçka e shenjtë për çdo komb dhe ai nuk guxon të preket", porositi Fuere

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst