Poll: Dashuria në 'estradë'
Cili është çifti më simpatik?
Hyrje | LAJME | Maqedoni | NATO kërkon paqe në Maqedoni

NATO kërkon paqe në Maqedoni

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

NATO është kundër çfarëdolloj përdorimi të dhunës dhe kundër destabilizimit të Maqedonisë. Kjo është porosia të cilën e ka sjellë në Shkup komandanti i NATO-s për Evropën juglindore, admirali Mark Fitzgerald. Politikani i vetëm të cilin e ka takuar Fitzgerald gjatë qëndrimit në Maqedoni, ka qenë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrimin (BDI), Ali Ahmeti, i cili ka qenë i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi. Burime të larta partiake kanë njoftuar për “Lajm” se Fitzgerald ka sjellë mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Andres Fog Rasmusen, se çdo tentativë për destabilizim është e dëmshme jo vetëm për shqiptarët dhe Maqedoninë, por edhe për tërë rajonin.

Mesazhi i këtillë nga NATO ka arritur pas publikimit të Komunikatës numër 1 të UÇK-së, e cila kishte marrë përgjegjësinë për armatimin e kapur afër Bllacës së Shkupit.

Poashtu pas këtij incidenti, NATO, e cila është e pozicionuar me rreth 10 mijë ushtarë në Kosovë ka rritur nivelin e sigurisë në kufirin me Maqedoninë.

Fitzgerald në Shkup ka marrë pjesë në ceremoninë me rastin e emërimit të gjeneralit slloven David Humar për komandant të Shtabit të NATO-s në Shkup. Me këtë rast Fitzgerald ka theksuar nevojën për zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së emrit.

“Mendoj se ambasadorët e NATO-s e kanë bërë të qartë, se kur të zgjidhet çështja e emrit rruga e Maqedonisë është në Aleancë. shpresojmë që ky problem të tejkalohet sa më shpejt”, ka pohuar Fitzgerald. Ai mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek komandanti i ardhshëm i Shtabit të NATO-s në Shkup, gjeneralit David Humar.

Takimi Fitzgerald – Ahmeti ka ardhur pas takimit të një dite më parë të liderit të BDI-së me kryeministrin e Shqipërisë, nga i cili mori mesazhe të forta që duhet të zbatohet në tërësi Marrëveshja e Ohrit që arrit pas ndërprerjes së konfliktit të armatosur në vitin 2001 ndërmjet forcave qeveritare maqedonase dhe UÇK-së.

“Qëndrimi i Shqipërisë është dhe mbetet i pandryshuar. Paqja dhe stabiliteti i Maqedonisë janë jetikëpër paqen dhe stabilitetin e rajonit. Sikundër konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishëm zbatimin e plotë dhe konsolidimin e Marrëveshjes së Ohrit”, kishte deklaruar Berisha. Ali Ahmeti gjithashtu ka theksuar se rruga e Maqedonisë është në NATO dhe në BE, duke apeluar që sa më shpejtë të futemi në këto dy organizma jetike për shqiptarët.

Të njëjtat mesazhe kryeministri Sali Berisha i dërgoi edhe pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi.

BDSH: Shqiptarëve u duhet paqja e jo lufta

Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) u ka bërë apel publik bartësve të komunikatës nr 1 të UÇK-së të lëshuar ditë më parë që të analizojnë drejtë situatën dhe të mos bien pre e kësaj politike nxitëse. “Përkundër pakënaqësive të mëdha që mbretërojnë te populli shqiptar në Maqedoni, popullit shqiptar i duhet paqja e jo lufta! Lufta nuk bëhet as për inat të dikujt e as për hatër të dikujt! Ajo bëhet kur të gjitha rrugët politike janë të mbyllura dhe kur nuk ka rrugë tjetër. BDSH ka bindjen e thellë se problemet politike mund të zgjidhen përmes mjeteve politike. Përballë një situate plot rreziqe BDSH konsideron se është moment i fundit që forcat politike shqiptare t’i lënë inatet personale dhe të shtrinë dorën e pajtimit. Ne jemi të gatshëm t’ju shtrimë dorën të gjithëve. Të bashkuar mund t’i japim shanse zgjidhjeve politike dhe të mos çojmë ujë në mullirin e politikës antishqiptare të Shkupit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e BDSH-së të Bardhyl Mahmutit.

 

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Femi Sh.Beqiri në 05/05/2010 09:59:12
avatar
Dikur Faik Konica pat shkruar do vargje te cilat m`i kujtoi sot ky qendrim i BDSH-se ``Dhe Feriti faqe ndrron, dje shante sot levdon`` .... Fatkeqesisht ne skenen politike shqiptare ka te tille me bollek qe veprojne si ``Feriti`` ... ?!
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst