Poll: Dashuria në 'estradë'
Cili është çifti më simpatik?
Hyrje | LAJME | Maqedoni | Artefaktet e Kalasë së Tetovës mahnitin ambasadorin Riker

Artefaktet e Kalasë së Tetovës mahnitin ambasadorin Riker

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Filip Riker, bashkë me bashkëshorten e tij dhe bashkëpunëtorët e tjerë ka vizituar  Kalanë e Tetovës. Në këtë vizitë jozyrtare, të organizuar në bashkëpunim me Behixhudin Shehapin, historian i artit dhe drejtor i Qendrës Nacionale për Konservim (QNK), ai kishte rastin që të njihet me historinë e Kalasë së Tetovës, me gërmimet arkeologjike në këtë lokalitet të rëndësishëm të quajtur Balltepe, si dhe për konservimin dhe rikonstruktimin e pjesës së Konakut të Pashës, përkatësisht të kuzhinës ushtarake, të realizuar nga ana e QNK-së.
Drejtori Shehapi u prezantoi mysafirëve të rëndësishëm të gjitha veçantitë arkitektonike-estetike të fortifikatës, me ngritjet dhe rëniet e saj historike, nëpër të cilat ka kaluar ajo në 200 vjetët e fundit që kur ekziston.
Ai po ashtu prezantoi zbulimet para antike dhe antike në rrethinën e fortifikatës së Tetovës, prej nga ka kaluar rruga e njohur Via Ignatia.
I kënaqur me cilësinë e rikonstruktimit të Kuzhinës, ambasadori Riker vuri në dukje se këto aktivitete riparuese të Kalasë së Tetovës, do të ishte mirë që të vazhdohen, sepse arkitektura e saj është mjaft specifike dhe interesante, ndaj dhe meriton vëmendje të posaçme.  

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst