Hyrje | LAJME | Shqipëri | WikiLeaks: Sali Berisha, lider i shqiptarëve në rajon?

WikiLeaks: Sali Berisha, lider i shqiptarëve në rajon?

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Komentet publike të kryeministrit Sali Berisha për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën kanë shkaktuar shqetësim në rajon, ndërsa ambasada amerikane ka kërkuar që këto qëndrime të sqarohen në mënyrë të kujdesshme gjatë vizitës së kryeministrit në Prishtinë.

Kështu theksohet në një kabllogram të dërguar më 15 tetor 2009 në Departamentin e Shtetit nga ambasadori amerikan në Tiranë, John Uidhers.

“Qeveria shqiptare e ka siguruar ambasadën amerikane se nuk ka asnjë qëllim të kërkojë bashkimin territorial të Shqipërisë dhe Kosovës. Sidoqoftë, një editorial i botuar në tetor nga një komentator pranë Berishës e që bën thirrje pikërisht për këtë, i ka shtuar benzinë zjarrit”, - thekson kabllogrami.

KËSHILLAT


Në një takim privat me kryeministrin Berisha, ambasadori paralajmëroi se rreziqet e deklaratave të tilla dhe kërkoi që kryeministri ta përdorë udhëtimin e tij në Prishtinë më 6 dhe 7 tetor për të sqaruar pozitën e Shqipërisë. Pas kësaj, në deklaratat e tij gjatë udhëtimit në Prishtinë, theksoi se Shqipëria e respekton sovranitetin territorial të Kosovë dhe se Shqipëria dhe Kosova janë një komb por dy shtete.

Ndërsa disa kritikë shohin plane të tjera pas komenteve të Berishës, më shumë besojnë se këto reflektojnë dëshirën e tij për të qenë një burrë shteti i komunitetit shqiptar në rajon.

Sidoqoftë, takimet në Kosovë ne liderët e LDK-së dhe AAKsë, nxitën disa reagime nga analistët, që e kritikuan kryeministrin duke thënë se po tregonte preferenca politike para zgjedhjeve në Kosovë. të dy partitë me liderët e të cilëve Berisha u takua janë rivale të forta të Partisë Demokratike të Hashim Thaçit.

Ndërkohë, këshilltarët e kryeministrit thanë se Berisha e konsideron veten si një “udhëheqës shpirtëror” për politikanët shqiptarë në rajon, Kosovë dhe Maqedoni. Këshilltari i kryeministrit Glori Husi vuri në dukje dëshirën e madhe të Berishës për të përdorur lidhjet e tij me shqiptarët etnike si një katalizator për integrimin rajonal me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

GARANCITË

Ministria e Jashtme shqiptare siguroi se nuk ka ndryshuar qëndrimin e Tiranës lidhur me çështjen në fjalë. Por, para vizitës së Berishës në Kosovë, Blendi Fevziu, një komentator i njohur proqeveritar, që thuhet se është shumë i afërt me Berishën, publikoi një editorial që kritikonte tabunë e krijuar lidhur me ‘Shqipërinë e Madhe’ dhe theksonte se bashkimi ishte i paevitueshëm dhe se shqiptarë nuk duhet të kishin frikë prej tij.

Një editorial i tillë para vizitës shkaktoi shqetësim dhe ambasadori i paraqiti ato në një takim me kryeministrin. Berisha tha se komentet e tij ishin keqkuptuar dhe se ai kurrë nuk kishte bërë thirrje për bashkim. Në një intervistë me një gazetë gjermane, ai tha se ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’ ishte e vjetër dhe arkaike.

Disa mendojnë se deklaratat e tij ishin për të testuar ndërkombëtarët, ndërsa të tjerë si deputeti socialist Kastriot Islami, për shembull, thonë se Berisha po konkurron me Skënderbeun për titullin e heroit kombëtar. (BW)

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

Luan Morina në 09/09/2011 14:28:25
avatar
Sali Berisha ka lindur vetëm disa kilometra nga Gjakova. Nuk e di se kush ja cakton agjendën e tij sot si politikan, por vetëm njeriu frikacak nuk guxon të pranoj se është bërë krim i madh nga fuqitë e mëdha të huaja me ndarjen e popullit shqiptar në disa pjesë, vetëm për ta kënaqur egon e tyre të sëmurë si komb sundues mbi të tjerët. Kërkimi për bashkim, nuk është nacionalizëm, por e drejtë legjitime.
Thumbs Up Thumbs Down
1
tetova në 09/09/2011 09:01:24
avatar
E vertet eshte se Z Sali Berish po punon per trojet Shqiptare e jo vetem per Shqiprin por per BASHKIMIN E SHQIPRIS .
Thumbs Up Thumbs Down
2
valmiri france në 08/09/2011 15:37:59
avatar
zotri deputet njiher nuk dini ni koment te partis sosialiste te buker po vetem berisha zotri kastriot islami keni met me politiken e mocme te lokomotives se vjeter me tym aq mbrapa jeni merrne tzhv mospobrrini me kap berish berisha nuk asht skederbeu nuk bahet kurr po populli dota beje at qe e meriton osamir me qen shqiptar persh nga franca
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
3.00