Berisha: Asnjë komb nuk është i ndarë si shqiptarët
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se albanofobia, në të gjitha qëndrimet kundrejt shqiptarëve, është e gjallë dhe në veprim dhe ajo kërcënon seriozisht stabilitetin në rajon
Kryeministri Berisha në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së 49 të Sigurisë në Mynih, mbajti një fjalë në sesionin me temë “Siguria dhe Stabiliteti në Evropën Jug – Lindore dhe Kaukaz”.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se albanofobia, në të gjitha qëndrimet kundrejt shqiptarëve, është e gjallë dhe në veprim dhe ajo kërcënon seriozisht stabilitetin në rajon.
“Nëse ju shihni hartën e Europës nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkombas dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete. Unë besoj se nëpërmjet procesit të Bashkimit Europian kufijtë bëhen të pa rëndësishëm, por e rrezikshme është ideja sipas të cilës meqënëse shqiptarët janë të coptuar në 5 shtete duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshëm nga njëri tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do të prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt. Unë kam mbështetur, dhe përshëndes dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Padyshim ai ka arritur disa suksese kyçe. Por mendoj se qëndrimet e çliruara nga albanofobia dhe ecja drejt pajtimit janë vendimtare. Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Duhet ta pranojmë se janë i vetmi komb që jeton në 5 shtete. Një komb i cili padrejtesisht është i ndarë në 5 shtete, një komb që dëshiron të shikoj drejt një të ardhme të përbashkët. Por serish albanofobia është akoma në veprim” theksoi Berisha.
Kryeministri ka theksuar më tej se shqiptarët do ta refuzojnë çdo ide që të kthehen në 5 kombe.



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj