Hyrje | LAJME | Shqipëri | Fyle: Misioni im, zgjedhjet

Fyle: Misioni im, zgjedhjet

image

Shtefan Fyle, komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian nisi sot në Tiranë, një mision që siç thote ai, është për të bërë gjithçka që zgjedhjet të mos kontestohen

 

Fyle takoi Kryeministrin Berisha dhe me vone kryetarin e opozites Edi Rama, ne perpjekje per gjetjen e nje rrugezgjidhje per miratimin ne parlament te tre ligjeve të përcaktuara nga Komisioni Europian si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. 

Misionin e tij Fyle e ka shpjeguar pak dite me pare ne nje koment ne rrjetin social Twitter ku shkruante se zgjedhjet në Shqipëri janë shumë të rëndësishme, por nuk mund të zgjidhin çështjet kritike që janë kultura e kompromisit dhe mungesa e gjithëpërfshirjes. Ndersa mengjesin e sotem ai shkruante: "Erdha për të diskutuar çështjen më thelbësore të shtetit modern shqiptar, se ç'duhet bërë për zgjedhjet që ato të mos kontestohen".

 Fyle, i cili ka mbërritur në Tiranë qysh mbrëmjen e djeshme, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me trojkën e ambasadorëve në vendin tonë, me ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi, SHBA-së, Aleksandër Arvizu dhe të OSBE-së Eugen Wollfarth, por edhe me ambasadorë të tjerë të vendeve të BE të akredituar në vendin tonë.

Ambasadori i Holandës, Martin De la Beij ka folur për mediat pas takimit me komisionerin Fyle dhe u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit dhe çështja e integrimit ishin në qendër të takimit që komisioneri kishte zhvilluar me ambasadorët.

Kjo është hera e parë që komisioneri Fyle e nis vizitën e tij në Tiranë duke takuar fillimisht ambasadorët.

Pak ditë më parë, Fyle, nga Brukseli, u dërgoi një mesazh palëve politike shqiptare që të mos e humbnin shansin e fundit të Shqipërisë për integrimin saj europian, duke theksuar se mungesa e një kompromisi në plotësimin e kushteve të kërkuara nga KE do të thoshte se për Shqipërinë nuk do të kishte raport në pranverë të këtij vitit, siç do të ndodhë me vende të tjera të Ballkanit.


Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: