Hyrje | LAJME | Shqipëri | Kandidatët PS-PD, ja lista paraprake, Selami e Ristani në Tiranë, Bumçi garon në Lezhë

Kandidatët PS-PD, ja lista paraprake, Selami e Ristani në Tiranë, Bumçi garon në Lezhë

image

TIRANE- Partitë e mëdha, PD e PS kanë saktësuar tashmë pjesën më të madhe të kandidatëve për deputetë, të cilët do të përbëjnë listën zyrtare që ditën e hënë do të regjistrohet në KQZ. Kështu, lista e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit do të njohë surpriza, duke filluar me qarkun më të madh, atë të Tiranës. Mësohet se këtë qark do ta kryesojë lideri Sali Berisha, ndërkohë që në listë figuron edhe emri i ish-kreut demokrat, Eduart salami. Burime brenda PD-së bëjnë të ditur se z.Selami do të kandidojë në njësinë nr. 2 dhe prej ditësh ai ka filluar takimet me zgjedhësit kryeqytetas. Një tjetër prurje e re në listën e demokratëve është kandidimi në zonën e Kombinatit të ish-kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani, i cili edhe ai ka nisur fushatën elektorale në kryeqytet. Nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku, është një tjetër emër i ri për PD-në, e cila do të kandidojë një njësinë elektorale nr.8. Po ashtu mësohet se në Tiranë do të rikthehet për të kandiduar edhe deputeti aktual i qarkut të Lezhës, z.Edi Paloka. Ende nuk dihen emrat e tjerë, të cilët do të garojnë në qarkun më të madh të vendit, duke mos përjashtuar në këtë listë edhe atë të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Një lëvizje e re e kryeministrit Berisha në listën e kandidatëve për deputetë është edhe ajo e kreut të PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi, për të cilin flitet se do të konkurrojë në qarkun e Lezhës. Ndryshime të tjera janë ato në qarkun e Beratit, ku në garë hyn Astrit Veliaj, ndërsa në qarkun e Gjirokastrës kandidon përherë të parë zëvendësministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj. Ndryshime pritet të ketë edhe listat e Shkodrës, ku hyjnë në garë Bardh Spahia dhe Benet Beci, ndërkohë që në qarkun e Kukësit mendohet të konkurrojë Mimoza Hajdarmataj si kandidate e Tropojës. Ministrat dhe krerët e grupeve të punës nuk do të ndryshojnë nëpër qarqet ku janë aktualisht dhe po punojnë prej javësh për fitoren e 23 qershorit. 

 

OPOZITA

Nga ana e saj edhe lista e kandidatëve të Partisë Socialiste pritet të na lançohet ditën e hënë me surpriza, këto qofshin në qarkullimin e disa emrave të vjetër, që do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe në këto zgjedhje, qoftë edhe në përbërjen e re. Tashmë, kryetari socialist, Rama ka prezantuar një pjesë të mirë të të rinjve që hyjnë në listën e deputetëve të sigurt për të fituar në 23 qershor dhe që vijnë nga jashtë PSsë. Lista e kandidatëve për deputetë në Tiranë mbetet ende në diskutim, deri në orët e para të ditës së hënë, kur pritet të publikohet edhe ekipi zyrtar i skuadrës që do të përfaqësojë PS-në në këto zgjedhje. Kështu, për qarkun e Tiranës, që mbetet ende më i rëndësishmi në vend dhe ku PS synon të marrë sërish shumicën, pra mbi 16 deputetë, do të vazhdojnë të qëndrojnë në listë Vasilika Hysi e Besnik Baraj, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati, Artan Gaçi, Xhemal Qefalia, por nga ana tjetër mësohet se në Tiranë është vendosur që këtë herë të futet edhe deputeti i Dibrës, Sadri Abazi apo Arben Malaj, i cili ka qenë në Vlorë deri në zgjedhjet e 2009. Në qarkun e Tiranës këtë herë kemi në zonën e Kavajës, kandidatin Parid Cara, të prezantuar nga Rama pak kohë më parë. E para e listës së Tiranës, këtë herë do të jetë Lindita Nikolla, kryetarja e njësisë nr.1 në Tiranë dhe një nga njerëzit e vlerësuar së tepërmi nga kryetari Rama. Por, ndryshime do të ketë edhe në qarqe të tjera të vendit. Gjithsesi, gjithçka do të konfirmohet në orët e fundit të afatit zyrtar të regjistrimit, që mbetet ora 00:00 e datës 6 maj.

 

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTET NË QARKUN E ELBASANIT 

PARTIA SOCIALISTE 

1. Ben Blushi Elbasan 

2. Alfred Peza Peqin 

3. Evis Kushi Elbasan 

4. Taulant Balla Elbasan 

5. Damian Gjiknuri Elbasan 

6. Musa Ulqini Librazhd 

7. Arben Kamami Gramsh 

8. Luan Tabaku Elbasan 

9. Bukurosh Stafa Elbasan 

10.Astrit Halili Elbasan 

11. Shegushe Ligori Elbasan 

12.Artur Topi Librazhd 

13.Rovena Beqiraj Elbasan 

14.Mehdi Pepa Elbasan 

PARTIA DEMOKRATIKE 

1. Arben Imami Elbasan 

2. Luçiano Boçi Elbasan 

3. Adriana Gjonaj ose 

Klodiana Cankja Elbasan 

4. Dashnor Sula Peqin 

5. Ardian Turku Elbasan 

6. Shefqet Deliallisi ose 

Rrahim Çota Librazhd 

7. Dilo Stafa Librazhd 

8. Sytbi Hida Gramsh 

9. Bardhyl Musai Elbasan 

10.Mati Çela ose 

Bexhet Uruçi Elbasan 

11. Zheni Gjergji Elbasan 

12.Aurel Bylykbashi Elbasan 

13.Mimoza Hasekiu Elbasan 

14.Qamil Dika ose 

Viktor Bella Elbasan 

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM 

1. Edmond Haxhinasto 

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM E UNITET 

1. Aqif Rakipi 

PARTIA REPUBLIKANE 

1. Luan Duzha 

ALEANCA KUQEZI 

1. Asllan Musta 

FRYMA E RE DEMOKRATIKE 

1. Artin Kovaçi 

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTET NË QARKUN E SHKODRËS 

PARTIA DEMOKRATIKE 

1. Jozefina Topalli 

2. Astrit Bushati 

3. Arenca troshani 

4. Benet beci 

5. Gjok Uldedaj 

6. Fredi Stërkaj 

PARTIA SOCIALISTE 

1. Tom Doshi 

2. Mimoza Hafizi 

3. Paulin Sterkaj 

4. Keti Bazhdari 

5. Astrit Beci 

LËVIZJA SOCIALISTE 

PËR INTEGRIM 

1. Agron Çela 

2. Nora Malaj 

3. Gëzim Podgorica 

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTET NË QARKUN E BERATIT 

PARTIA DEMOKRATIKE 

1. Genc Pollo 

2. Astrit Veliaj 

3. Lefter Maliqi 

4. Arenc Berati 

PARTIA SOCIALISTE 

1. Fidel Ylli 

2. Ermonela Felaj 

3. Eduard Shalsi 

4. Eduard Bejko 

5. Çlirim Brisku ose Thoma Jaçe 

LËVIZJA SOCIALISTE 

PËR INTEGRIM 

1. Nasip Naço 

2. Gledion Rehovica 

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E KORÇËS 

PARTIA DEMOKRATIKE 

1. Ridvan Bode 

2. Edmond Spaho 

3. Entela Prifti 

4. Gjergji Papa 

5. Fatbardh Kadilli 

PARTIA SOCIALISTE 

1. Pandeli Majko 

2. Bashkim Fino 

3. Olta Xhaçka 

4. Ilir Pendavinji 

5. Ilir Xhagolli 

6. Ylli Ziçishti 

LËVIZJA SOCIALISTE 

PËR INTEGRIM 

1. Piro Kapurani 

PARTIA REPUBLIKANE 

1. Erjon Harruni 

ALEANCA KUQ E ZI 

1. Altin Dauti 

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E VLORËS 

PARTIA SOCIALISTE 

1. Edi Rama 

2. Valentina Leskaj 

3. Fatmir Toçi 

4. Luiza Xhuvani 

5. Eduard Leka 

6. Eltar Deda 

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E FIERIT 

PARTIA SOCIALISTE 

1. Gramoz Ruçi 

2. Eglantina Gjermeni 

3. Armando Subashi 

4. Ilirjan Celibashi 

5. Ervin Konçi 

6. Arben Çuko 

PARTIA DEMOKRATIKE 

1. Sokol Olldashi 

2. Mesila Doda 

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E GJIROKASTRËS 

PARTIA SOCIALISTE 

1. Arben Ahmetaj 

2. Erion Veliaj 

3. Anastas Angjeli 

4. Lef Kosta 

PARTIA DEMOKRATIKE 

1. Genc Ruli 

2. Arta Musaraj 

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E DURRËSIT 

PARTIA SOCIALISTE 

1. Blendi Klosi 

2. Ilir Beqaj 

3. Klodiana Spahiu 

4. Armando Duka 

PARTIA DEMOKRATIKE 

1. Eduard Halimi 

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E KUKËSIT 

PARTIA DEMOKRATIKE 

1. Flamur Noka 

2. Fatos Hoxha 

3. Mimoza Hajdarmataj 

PARTIA SOCIALISTE 

1. Vexhi Muçmataj 

2. Ramë Hoxhaj 

3. Ilir Zela 

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E LEZHËS 

PARTIA DEMOKRATIKE 

1. Aldo Bumçi 

PARTIA SOCIALISTE 

1. Mimi Kodheli 

2. Armando Prenga 

3. Arben Ndoka 

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E DIBRËS 

PARTIA DEMOKRATIKE 

1. Myqerem Tafaj 

2. Sherefedin Shehu 

3. Florian Mima 

PARTIA SOCIALISTE 

1. Shkëlqim Cani 

2. Qemal Minxhozi 

3. Mimi Kodheli 

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E TIRANËS 

PARTIA SOCIALISTE 

1. Lindita Nikolla 

2. Besnik Baraj 

3. Saimir Tahiri 

4. Fatmir Xhafaj 

5. Ditmir Bushati 

6. Arben Malaj 

7. Namik Dokle 

8. Sadri Abazi 

9. Erjon Braçe 

10. Enkelejda Shkreli 

11. Parid Cara 

12. Dashamir Peza 

13. Artan Gaçi 

14. Xhemal Qefalia 

15. Pjerin Ndreu 

16. Vasilika Hysi 

PARTIA DEMOKRATIKE 

1. Sali Berisha 

2. Eduart Selami 

3. Arben Ristani 

4. Jorida Tabaku 

5. Edi Paloka 

6. Majlinda Bregu

(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: