Hyrje | LAJME | Shqipëri | Greqi, 6 nga 8 shqiptarët e arratisur, kanë humbur gjurmët

Greqi, 6 nga 8 shqiptarët e arratisur, kanë humbur gjurmët

image

Mario Kola dhe Ilir Kupa mendohet se kanë hyrë në Shqipëri, Admir Murataj dhe Klement Çala enden në perëndim të Greqisë, Fatos Sulaj dhe Taulant Luli kanë humbur gjurmët që nga arratisja. Ndërkohë që 6 nga shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas mbeten ende të lirë, 2 prej tyre kanë ‘humbur’ në perëndim të Greqisë, dy të tjerë ndoshta janë kthyer në Shqipëri, dhe 2 të fundit kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes. Ky ishte edhe rezultati të cilin policia helene e ka cilësuar si zhgënjyes për operacionin delikat për kapjen e shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas afro dy muaj më parë. 

Pas vrasjes së Edison Likës dhe të afërmit të tij nga forcat speciale EKAM të martën në mbrëmje, policia helene, ka tashmë një panoramë krejt tjetër të asaj që po ndodh.  Edhe pse në operacionet e kërkimit u përfshi edhe ushtria, nga 8 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas, 6 prej tyre mbeten ende të lirë. Deri më tani, është arrestuar Ermal Litaj, 38 vjeç, dhe u vra Edison Lika së bashku me të afërmin e tij, i cili ishte arratisur më parë nga burgu i Larisas. 

Dy nga gjashtë të arratisurit e tjerë, 35-vjeçari, Mario Kola, i cili është përgjegjës për vdekjen e një vajze dhe vrasjen e policit në Livadia, si dhe 27-vjeçari Ilir Kupa, mendohet se kanë hyrë në Shqipëri. Policia greke pranon se ka humbur edhe një dyshe po aq  e rrezikshme sa e para, e cila përbëhet nga 41-vjeçari Admir Murataj dhe 25-vjeçari, Klement Çala. 

Murataj artriti t’i shpëtonte dy operacioneve për kapjen e tij, i pari qe kur u arrestua edhe Ermal Litaj, ndërsa i dyti ka qenë ai i rrëmbimit të Bankës Nacionale të Larisas. 

Dyshja e tretë, është edhe ajo, e cila ka humbur të gjitha gjurmët që kur ndodhi arratisja. Taulant Luli, 27-vjeç, i akuzuar për 38 grabitje dhe i dënuar tri herë me burgim të përjetshëm dhe Fatos Sulaj, 31-vjeç, i cili jetonte në Korfuz dhe ishte dënuar gjithashtu për grabitje./Shekulli Online

LAjm 9 vite me ju

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst