Sondazh: Proceset eurointegruese të Maqedonisë
A mund të sjellë tensione etnike moszgjidhja e çështjes së emrit?
Fillimi | LAJME | Shqipëri | Debati për gjuhën maqedonase zhvendoset në Tiranë

Debati për gjuhën maqedonase zhvendoset në Tiranë

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Vendimi i Qeverisë maqedonase për te futur me detyrim gjuhën maqedonase për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore është kritikuar edhe nga zëvendëskryministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Ky i fundit gjatë një konference për mediat në Tiranë sëbashku me homologun maqedonas Milloshoski, u shpreh se vendime të tilla duhet të merren me pëlqimin edhe të partive politike dhe komunitetit shqiptar në Maqedoni.
Ndërkohe ne arsyetimin e tij, kryediplomati maqedonas, Antonio Milloshoski u shpreh se ky veprim është një mundësi për komunitetin shqiptar në Maqedoni që duke mësuar gjuhën zyrtare të kenë shanse të barabarta në përfaqesimin e tyre në shtetin multietnik të Maqedonisë.
“Do të thoja që Maqedonia është një nga vendet me rregjim shumë liberal të mësimit të gjuhës amtare. Në këtë drejtim do thoja që në qendrat tona arsimore nxënësit janë të lirë që të mësojnë gjithë këto gjuhë. Ndërkohë në kontaktet tona më OSBE kemi propozuar gjithashtu që këtyre komuniteteve në qendrat tona arsimore t’u krijohet mundësia për të mësuar edhe gjuhën shtetërore, gjuhën zyrtare të atij shteti. Kjo do të jetë edhe për të mirën e vetë këtyre qytetarëve që do të mësojnë gjyhën zyrtare të vendit ku jetojnë. Ne jemi të ndërgjegjshëm për faktin se në disa raste edhe projektet në fushën arsimore ndikohen nga debatet në fushën politike” tha Milloshoski ndërsa shtoi në shqip: “Maqedonia dhe Shqipëria janë vende fqinjë dhe mike. Ne kemi të njëjtat sfida dhe të njëjtat aspirata”.
“Është shumë e rëndësishme që veprime të tilla, për shkak të sensibitetet që ekzistojnë në vendet tona të ndërmerren në konsultim dhe dialog me komunitetin. Në rastin konkret në mirëkuptim dhe dialog edhe me forcat politike shqiptare dhe natyrisht në një mirëkuptim edhe me OSBE e cila ka qenë e angazhuar dhe është angazhuar në këtë çështje si dhe në çështje të tjëra. Ne në Ballkan duhet të mësojmë më shumë gjuhët e njëri- tjetrit sepse edhe zoti Milloshoski mund ta fliste edhe më mirë shqipen duke qenë se ka lindur në Tetovë” tha  Meta.
Gjate takimit mes ministrave të Jashtëm Meta e Milloshoski, të dy palët u shprehën entuziaste për nivelin e marrëdhenieve ndërmjet dy vendeve ku nga njëra anë Tirana mbështet anëtarësimin sa më parë të Shkupit në NATO dhe Maqedonia nxit liberalizimin e vizave për Shqiperine në BE. /alsat-tirana/

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Ramadan Kovaci në 08/02/2010 20:35:32
avatar
Antonio Milloshoskisi sqarim per imponimin e maqedonishtes e ka "... mundësi për komunitetin shqiptar në Maqedoni që duke mësuar gjuhën zyrtare të kenë shanse të barabarta në përfaqesimin e tyre në shtetin multietnik të Maqedonisë". Derdellitje, ja pse:
1.edhe shqipja, ne FYROM eshte gjuhe zyrtare
2.njohja e maqedonishtes nuk eshte "shanse" per barabarsi, ngase shume subjekt shqiptar qe se njohin gjuhen shqipe jan me lart e me thell ne strukturat administrative te FYROM-it se sa nje profesionist shqipetar si mesues, mjek etjetj qe asesi te punsohet jasht mjediseve shqiptare te FYROM-it.
3.nese zotriu sinqerisht don te barazoj nje shqipetar me nje te vetquajtur maqedonas-ather le ta pranon shqipetarin dhe gjuhen e tij krah per krah maqedonasit e maqedonishtes...
Thumbs Up Thumbs Down
total: 1 | Treguar: 1 - 1
"Gazeta LAJM mbane te drejten e mospublikimit te komenteve qe bien ndesh me normat etike, komenti do te publikohet pas aprovimit nga administratori".

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst