Shkruan: QENAN ALIU

,,Lajm,, zëri i kritikës në këtë shoqëri , në asnjë mënyrë nuk duhet cënuar. ,,LAJM,, , gazetari dhe pronari i saj Fejzi Hajdari me konsekuencë si duket kanë qëndruar jashta ,,Hapësirës doksike,, , ,,Lajm,, dhe z. Hajdari,mbështesin por edhe kritikojnë, hulumtojnë e argumentojnë. Ata nuk duartrokasin, ata shtrojnë pyetje, kërkojnë llogari mbi mendimet /idetë dhe proceset politike. Mbi mediat dhe gazetarët , janë të lejuara vetëm kontrollet ligjore konform ligjeve pozitive, kërcnimet duhet të mbeten punë e haruar. Latinët kërcënuesit i kanë quajtur ,,minitabundus,, e kurë kërcnuesit në ndonjë formë mund tu përkasin pushtetit , atëherë fjala do të ishte për ,,pushtet minitabundus,, Dhe ja pse ,,LAJM,, dhe Fejzi Hajdari janë jashta kësaj hapësire ;- “Hapësirë doksike” do të thotë kur një shoqëri nuk shtron pyetje, nuk kërkon llogari mbi mendimet/idetë dhe proceset politike. Sipas kësaj shoqërie këto procese konsiderohen si të “përkryera”; Këto kuptohen, “normale” dhe si diçka “të natyrshme”.. Politikat partiake pushtetare janë duke tentuar, që në hapësirën tonë, të krijojnë “Hapësirën doksike”; pra “mendimin e padiskutueshëm” ose “mendimin e përkryer e të përfunduar”. Dhe kjo ndodh nëpërmes kontrollit te informacionit dhe tentimit të ndikimit në qëndrimet dhe opinionet tona…! Mediat duhet ta luajnë rolin e tyre me profesionalizëm, dinjitet dhe në favor të demokracisë dhe të vërtetës. Larg kërcnimet nga mediat, sepse ashtu kërcnoni mendimin e lirë bile edhe më keq ngulfatni frymëmyrjen e shoqërisë .

Loading...