LAJMI I FUNDIT: FIFA hap procedurë disiplinore kundër Xhakës dhe Shaqirit

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, ka hapur procedurë disiplinore kundër dy futbollistëve të Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Përfaqësuesja e Zvicrës të premten ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës duke e mposhtur 2:1 Serbinë me golat e Xhakës dhe Shaqirit, të cilët emocionet e tyre i shprehen duke festuar me shqiponjë.

Media zvicerane ‘Blick.ch’ raporton se FIFA ka hapur procedurë disiplinore kundër dy futbollistëve me prejardhje nga Kosova shkaku i festimeve të tyre.

Procedurë disiplinore po ashtu është hapur edhe kundër tifozëve Federatës së Futbollit të Serbisë, për mesazhet politike të tifozëve të tyre në këtë ndeshje.

Një hetim do të bëhet edhe për trajnerin e Serbisë Mladen Krstajic, për deklaratat e bëra pas ndeshjes./Lajmi.net/

Loading...