Lakers tërheqin zyrtarisht fanellat me nr.8 dhe 24 të Kobe Bryant

Asnjë lojtar i Lakers nuk do të veshë më fanellat me nr.8 dhe 24, të cilat jabnë tërhequr nga drejtuesit e ekipit kalifornian. Këto janë dy numrat që ka mbajtur në karrierën e tij basketbollisti Kobe Bryant. Në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit, gjatë ndeshjes që Lakers luajtën ndaj Golden State, është zhvilluar ceremonia e tërheqjes së dy fanellave, që janë ngritur lart në shenjë nderimi.

Jam shumë i emocionuar, jo për këtu do fanella që po ngjiten lart, por ato fanella që kanë qenë aty më parë dhe që më kanë frymëzuar në karrierën time. Ato fanella më kanë ndihmuar që të bëhen ky lojtar, duke arritur një nivel të lartë. Punoni fort dhe ëndrrat do të bëhen realitet. Nuk është destinacioni ai që ka rëndësi, por rruga që bëni për të shkuar aty”, u shpreh i emocionuar gjatë ceremonisë Kobe Bryant

DRYn3Q7VwAE6-kL

Loading...