Opinione

LAKIMI I EMRAVE SHQIPTARË SIPAS ALBAN DUDUSHIT!

download1-1200x800

Ju kujtohet që shpesh kam vënë në dukje problemin e shquarjes dhe të lakimit të emrave të huaj në gjuhën shqipe? Bie fjala, sa “bukur” e “shqip” tingëllon të thuash Bush u takua me Putin! Kjo, sipas një logjike jogjuhësore, është që të ruhet origjinaliteti i emrave të huaj! Nuk dua të rrah gjoks se ia kam qëlluar, por është e vërtetë se duke e përcjellë këtë “trend”, kam parashikuar se së shpejti as emrat shqiptarë nuk do të shquhen ose lakohen nëpër rasa dhe për fat të keq, gjithnjë e më tepër në gazeta, portale e sidomos në televizione, ka hyrë edhe ky lloj çorodie(këtë term e parapëlqej, sepse nuk di si ta quaj ndryshe). Ja, gjykoni ju, vetëm dy “margaritarë” nga moderatori i njohur Alban Dudushi, i cili në emisionin e sotëm(19 prill 2017), paralajmëroi pjesëmarrjen e dy mysafirëve shqiptarë keshtu:

1.”…Dhe ftoj Adelina Berisha”(në vend se “…Adelina Berishën)
2….ftoj në studio Shkëlqim Xika dhe Enver Hoxha…”(në vend se Shkëlqim Xikën dhe Enver Hoxhën)
Nga Shqipëria, ne këtej kufirit, kemi pasë mësuesit e parë, për çka i falënderojmë, se na e kanë mbjellë dijen, kulturën dhe kanë qenë shembull edhe për pastërtinë e gjuhës. Çka po ndodh tash prej shtetit amë, si ka mundësi që të ketë hyrë ky trend, së pari në përdorimin e emrave të huaj, e tash edhe te emrat shqip? Nuk ka nevojë ta dishë gramatikën në mënyrë të përpiktë për të përdorur emrat sipas kontekstit adekuat. Ditë më parë dëgjoja dhe nuk mund të mos e ndjeja sikletin që ma shkaktonin raportuesit e një ndeshje futbolli e pastaj dhe komentuesit në studio. Ja, më poshtë një çoroditje tjetër JOKONSEKUENTE GJUHËSORE, sepse të gjorët, herë i lakonin ose shquanin, herë jo, në të njëjtën ndeshje! Një trend që s’ka të ndalur vazhdon në mënyrën më të vrazhdë ta cenojë gjuhën shqipe. Nuk e dime se nga kush raportuesve sportivë por në përgjithësi në gazeta e media, u është sugjeruar që emrat e huaj nuk duhet të shquhen ose lakohen! Por, trendi vazhdon dhe nuk ka të ndaluar, ndërkaq ndonjë zë i vetmuar(Edmond Tupja ose ndonjë tjetër), ngelin të injoruar.

Ja shembujt: Në një moment, raportuesi thotë “…skuadrës së Anderlehtit’(trajtë e drejtë), por pak më vonë “Skuadrës së Mançester Junajted”(shtrembër) ose “…të skuadrës së Anderleht”(shtrembër)”, “luan me Mikhytarian”(shtrembër), “ndërhyrje e Obradoviq”(shtrembër); ”Karton I verdhë për Iva”(shtrembër) dhe përsëri raportuesi i njëjtë “harrohet” për pak dhe drejtë shqipton shqip “Skuadra e Mançester Junajtedit”, por pastaj vazhdon “Nga ana e Mykitarian”, “…e Antonio Marsial”, “top i Zllatan Ibrahimoviç për Pogba”(?!!!), “gjuajtje e Ani”, “një gjuajtje e shkëlqyer për Mançester Junajted”, “Pozicion jashtë loje të Antonio Marsial” “Barazon skuadra e Anderleht”(pak më vonë: “skuadra e Anderlehtit”)!, “Zhoze Murinjo i zgjënjyer me Fellainin”(drejtë) dhe në fund prapë margaritar: “Përfundon baraz dueli midis Anderleht dhe Mançester Junajted”. Pastaj komentuesit në studio, kush si mundet flet shqip dhe “shqip”: “…Skuadra e Genk”, “Ndeshja midis Anderlehtit dhe Mançester Junajtedit”, “…është shumë larg nga sulmuesi I Mançester Junajted”, “Portieri i skuadrës së Genk”, “Fitoi në ndeshjen e parë ndaj Gent”.

Shpresoj të mos ju shkaktojnë huti gjithë këta shembuj, vetëm dua të shtoj në fund se gjithnjë e më tepër, këto forma të çoroditura që i shkelin rregullat e gjuhës shqipe, po depërtojnë edhe në gazeta, portale e mediat elektronike këndej kufirit,nga pakujdesia ose nga bindja naive se gjithçka që vjen nga Shqipëria duhet të jetë gjuhësisht korrekte. E vërteta është se nga Shqipëria na vjen sintaksa më korrekte se këndej, por ndikimi i gjuhëve të huaja, përplot SURPRIZA, EVENTE, EVENEMENTE, REFRAKTARE…ben që të harrojmë që për to kemi fjalë të pastra shqipe!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top