Urim_SalihuLamtumirë Ritoni I vogël bashkë më motrën tënde dhe një tjetër vajzë të njomë .Ikët në fundin e verës së djegur.Një shi u shfaq në mes të zjarrit .Të tjerat dhurojnë kujtime të trishta për gjithë njerëzit që tashmë u kujtojnë juve pandërprerë.Miliona mesazhe dhimbjeje janë me ju kudo.Secili njeri sheh dicka te ju nga fëmijëria e tyre.Të tjerë shohin fëmijët e tyre te ju.Vetëm kishit fatin e keq që mbreti I botes te vinte drejt jush tu merr me vete, tua ndalë ëndrrën e së nesërmes, t’ua ndal frymemarrjen përgjithmonë .Vetëm një djep I vogël ka mbetur ,tashmë I braktisur dhe ai ishte yti Riton.Secili nga fëmijët tanë ka mundur të jetë në vendin tuaj, por Zoti është ai që përcakton sa do të jetojmë dhe cilin merr nga ne.Qoftë edhe nëse shkojmë në fundin e botës, të shkojmë me vrap për të ikur nga vdekja, nuk mundemi asesi.Nuk ka mundur askush deri tani ta fitojë betejën me vdekjen dhe fatin.Nuk ka mundur askush ti ikë asaj sado I pasur apo I varfër të ketë qenë.Lamtumirë të gjithëve, por Ritoni dhemb shumë sepse bën një përjashtim.-ishte më I vogël, pavarësisht se fëmijët nuk I ndan askush.Të gjithë fëmijët e botës janë të bukur, të pafajshëm .pa mëkate.Pas shumë vitesh kujtesa të gjithëve na kthen te femijëria, të gjithë duam të mbetemi përgjithmonë të tillë, sepse vitet tjera duam ti harrojmë.Jeta është e zezë, ne e kuptojmë vonë.Por Ritoni nuk e dinte këtë, sepse akoma nuk e njihte botën e jashtme, aty ku njerëzit nuk janë të ciltër si ai.
Stuhia mizore ndërpreu jetërat tuaja ndërsa familjes ua shuajti diellin e së nesërmes.Ata kurrë nuk do të jenë më si më parë.Kurrë.Sa herë ,qoftë edhe një erë e lehtë të del, do t’u shfaqen në memoriet e tyre trishtimet e asaj dite të kobshme të 3 gushtit .Jeta juaj ishte si fluskat që dalin dhe plasin aty për aty dhe nuk I shohim më asnjëherë.Por derisa Ritoni u përcoll për në banesën e fundit akoma pa parë ëmbëlsinë e ditëve që të jep fëmijëria , motra e tij për dallim nga ai , kishte ca vite më shumë të jetuara se ai , por ankthi për të është I dyfishtë.Është I tillë sepse ajo qëndron akoma nën rrënoja, qëndron në mendjet e të gjithë neve.Ajo na kujton fëmijët tanë që duam t’I shohim secilën sekondë.Nuk ngopemi për ti parë, për ti përqafuar me afshin prindërorë dhe nuk mund ta imagjinojmë se cfarë do të thotë të jetosh pa ta.
Jeta të mposhte.Të bën të të lëshohen shikimet drejt humnerës dhe nuk të hiqen më prej aty përgjithmonë.Vitet tjera të mbetura për një prind që ka humbur të shtrenjtit e tij, janë mizore, orët ndalen dhe asgjë nuk është si më parë.Tjetra të bën të lëshohesh në krahët e kujtimeve .

Loading...