Filmi i cili ka filluar xhirimet më 5 maj ka të bëjë me luftën e fundit në Kosovë.

Është duke u xhiruar filmi artistik “Kësulat”, me regji të Alan M Trow.

Filmi i cili ka filluar xhirimet më 5 maj ka të bëjë me luftën e fundit në Kosovë.

Xhirimet e këtij filmi janë duke u bërë në një fshat të vogël të Kosovës të quajtur Pollat. Ekipi për realizimin e këtij filmi përbëhet nga 30 e më shumë aktorë, të cilët do ditë e më shumë tregojnë përkushtimin e tyre rreth këtij projekti të ri dhe mjaft interesant.

Në film luajnë: Bislim Muçaj, May-Linda Kasumoviq, Meli Qena, Avni Abazi etj.

Historia e filmit është shkruar nga Jimi Tihofsi, disa vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Protagonisti kryesor i filmit është një doktor shqiptar, Albani. Ai është njeri me principe dhe i sjellshëm, i cili është i respektuar nga komuniteti deri në momentin kur fshati i tyre rrethohet nën okupim ku ai detyrohet të fshihet në një bodrum.

Një personazh tjetër i filmit, por jo pak i rëndësishëm është edhe Besniku, një psikopat me qëllime vrasjeje. Ai kupton qe Dr. Albani ka pacient serb dhe e trajton atë si një bashkëpunëtor serb.

Loading...