Larja e xhinseve, gabimet që përshpejtojnë procesin e daljes së ngjyrës

Xhinsi është një pëlhurë që ka ndryshuar rrënjësisht botën e modës! Krijuar në fillim për shtresën punëtore, ky material u përfshi shumë më shpejt nga se pritej në sfilatat e modës !
Nga minatorët, denim filloi të vishej nga modelet më të njohura për të influencuar më tej të gjitha shtresat e shoqërisë ! Tanimë kjo veshje është thelbësore në garderobën e gjithësecilit prej nesh, ndaj do ne të ndajmë me ju disa truke si duhet të kujdeseni për të ! Fatmirësisht xhinsi është një material rezistent që nuk duhet larë pas çdo veshjeje, por më poshtë ju do të lexoni gjithçka duhet të dini rreth tij! Sa shpesh duhet t’i lani xhinset? Kjo varet nga materiali i këtyre të fundit ! Nëse xhinsi është elastik dhe nuk është 100% pambuk mund të kërkojë të lahet pas 3-5 veshjesh, ndërkohë xhinset jo elastike mund të lahen dhe pas 10 përdorimesh. Procesi i duhur i larjes
Xhinset nuk duhen larë në procese të gjatë dhe asnjëherë me ujë të nxehtë pasi në këtë mënyrë do të përshpejtoni procesin e daljes së bojës. Sigurohuni qe t’i ktheni nga ana e kundert !
Truku i frigoriferit
Ky truk nuk funksionon ! Ngrica e frigoriferit nuk do të vrasë bakteret . Mënyra më e mirë e pastrimit është ajo e larjes me ujë e detergjent! Burimi:Martha Stewart

Loading...