Laura Bush nuk ishte e vetmja adoleshente në Teksas që natën i pëlqente të shihte qiellin e mbushur me yje. Nga fushat e bejzbollit, nga rrёshqitёset e oborreve dhe sheshet e lojërave ishte edhe njё fёmijё tjetёr qё dёgjonte zhurmat e bretkosave dhe shikonte yjet. Ky ishte George Bushi. Midlandi i fёmijёrisё së saj ishte edhe Midlandi i fёmijёrisё sё tij.
Ata ishin njё moshё dhe shtёpitё i kishin vetёm dhjetё blloqe larg njёra-tjetrёs, ai nё Ohio, dhe ajo nё Princeton. Por kur ishin fëmijë nuk do të luanin asnjëherë bashkë. Ajo e kujtonte atë gjithmonë nga larg, me pamjen e heshtur të një djaloshi të thjeshtë teksasi.

Por si ndodhi takimi i parë mes tyre? Në kujtimet e saj Laura Bush do të tregonte se ishte bashkëshorti i mikes së saj të ngushtë që prej një viti i thoshte se donte ta prezantonte me mikun e tij të ngushtë, që ishte Xhorxh Bush. Në atë kohë Xhorxh Bushi, punonte si landmen duke gërmuar nëpër regjistrat e gjykatës së kontesë për toka që mund të jepeshin për shpim pusesh. Por Laura nuk do të këmbëngulte për këtë takim.

Ajo ishte një vajzë që i kishte të gjitha dhe nuk këmbëngulte për dashurinë, ndaj e mori ngadalë prezantimin. “E kujtoja ashtu vagëllimthi Xhorxhin nga klasa e shtatë, gati njëzet vjet më parë.

E dija që i ati kishte kandiduar për senator dhe kishte humbur në vitin 1970, kur u vendosa për herë të parë në Hjuston, dhe mendoja se Xhorxhi duhej të ishte shumë i interesuar për politikën, në një kohë që unë s’isha”, kujton ajo. E takimi i tyre do të ndodhte një ditë korriku.

“Vesha një fustan plazhi ngjyrë blu, ngava veturën deri te kryqëzimi i rrugëve dhe eca në këmbë deri te dera e shtëpisë së madhe me tulla kafe të Xhenit dhe Xhouit. Gjinkallat zukatnin dhe gumëzhima e kondicionerëve që i mbanin të freskëta shtëpitë e përvëluara nga dielli e mbyste zhurmën e krahëve të tyre vibrues. Xhoui po rrinte te skara. Nuk ishte ndonjë mbrëmje e përgatitur me kujdes të madh. Ishim vetëm ne të katër – Xheni, Xhoui, Xhorxhi dhe unë – që u ulëm jashtë dhe hëngrëm hamburger. Qeshëm dhe biseduam deri afër mesnatës. Të nesërmen, më ra telefoni. Ishte Xhorxhi. ‘Hajde shkojmë për një minigolf,’ tha ai. Dhe kështu bëmë. Ndërsa Xheni dhe Xhoui na ndiqnin sikur të ishin kujdestarët tanë”, kujton Laura Bush.

Sheshi i minigolfit ishte nga vendet më të lezetshme të Midlandit. Ndodhej mes një pylli të vërtetë me dru vidhi që edhe në dheun e Teksasit Perëndimor kishin hedhur shtat e ishin hijeshuar. Ata do të luanin golf nën dritën e yjeve dhe sdo të pushonin së qeshuri. “Pastaj u ktheva në Ostin dhe Xhorxhi nisi të më vizitonte për fundjavë. Ndonjëherë, të premteve në darkë vinte me avion ose me makinë, por nuk mungonte asnjë fundjavë, me përjashtim të javës së fundit të gushtit kur u nis për në Mejn që të takohej me familjen. Barbara Bushi kënaqet kur tregon se atë verë Xhorxhi ndenji vetëm një ditë në Kenebunkport.

Kur mori në telefon apartamentin tim ‘Se kush iu përgjigj,’ thotë ajo, ‘dhe ai iku me vrap të merrte avionin për t’u kthyer në punë.’ “ kujton Laura. Nuk do shumë për të kuptuar se mbrëmjen e parë të takimit të tyre, dy të rinjtë e kanë pëlqyer menjëherë njëri tjetrin, pasi vetëm disa muaj më pas Xhorxh Bush do ti kërkonte të martoheshin.”

Ishim shoqëruar vetëm gjashtë ose shtatë javë, por fëmijëria e tij dhe ajo imja ishin aq të njëjta dhe botët tona aq të gërshetuara, saqë ne sikur njiheshim gjithë jetën me njëri-tjetrin. Më pëlqente shumë mënyra si më bënte për të qeshur dhe e admiroja vendosmërinë e tij. Ma thoshte zemra se ai ishte njeriu i duhur. E vështrova e i thashë po. Atë të dielë në darkë, ai arriti në Midland dhe u drejtua për në Humble Avenue për të folur me prindërit e mi”, kujton Laura.

Pas drekës në shtëpinë e Bushëve, i ati i Xhorxhit nxori kalendarin e xhepit dhe nisi të shihte cila ishte fundjava më e përshtatshme. Pas disa minutash zgjodhi ditën e martesës: 5 Nëntor, 1977, një ditë pas ditëlindjes së Laurës. Ftesat e dasmës do të ishte e ëma që do ti shkruante me dorë. ”Kërkova dy javë leje në Dawson dhe bashkë me Riganin nisa të dilja në dyqanet e Ostinit për të blerë fustanin e nusërisë. Kisha qenë në disa dasma të bujshme në Teksas dhe kisha parë se nuset vishnin një fustan të bardhë e të gjatë me vel të zbukuruar me dantella dhe mbrapa iu vinin një mori shoqëruesesh.

Unë dhe Xhorxhi donim një kremtim të thjeshtë. E bleva fustanin e nusërisë, një fund e një bluzë mëndafshi në ngjyrë fildishi në një dyqan që quhej Maharani ku shumica e rrobave vinin nga India ose Afganistani. Do të mbaja një buqetë me gardenie dhe do të vija gardenie edhe në flokë. Shoqërues të dhëndrit dhe shoqëruese të nuses nuk kishim. Ftuam vetëm njerëzit e afërm të familjes dhe shokët e shoqet e ngushta, nja shtatëdhjetë e pesë veta, një dasmë shumë e vogël për standardin e Teksasit” kujton Laura. Por më shumë nervozë sesa nusja dhe dhëndri ishin Xheni dhe Xhoui që I kishin prezantuar. Asnjëri nga ata nuk e kishte menduar se ftesa e tyre për darkë do të na çonte në altar pas tre muajsh.

Ata u martuan të shtunën paradreke në Kishën e Parë Metodiste ië Midlandit. “Në atë kishë kisha shkuar gjatë gjithë kohës së fëmijërisë; atje isha pagëzuar që bebe, atje kisha mësuar të këndoja me korin dhe atje shkonte çdo të diel edhe nëna. Ceremonitë e martesave metodiste janë të shkurtra, sidomos ajo jona që nuk kishte as shoqëruese, lëvizja e të cilave mes rreshtave të stolave do të kishte ngrënë edhe ca minuta të tjera. Ishte një ceremoni e përsosur për një ‘lëneshë’ dhe një ‘beqar të fisshëm.’ Darka e përgatitjes u shtrua një natë përpara martesës në sallën e vallëzimit nën katin përdhes të hotelit të ri Hilton. Darkën e jepnin Barbara dhe Xhorxh Bushi dhe menuja ishte me pulë dhe oriz.

Kur nisën ta shtronin, nëna u bë gëlqere në fytyrë. Dreka që do të jepnim të nesërmen pas ceremonisë në Midland Racquet Club kishte të njëjtën menu. Nënës dhe Barbarës as që iu kishte shkuar mendja t’i diskutonin menutë. Me t’u gdhirë e nesërmja, nëna thirri organizatorin e drekës për të parë se mos ndryshonim ndonjë gjë, për ta zëvendësuar orizin me makarona a me diçka tjetër. Por ushqimi ishte në procesin e përgatitjes dhe të ftuarit tanë hëngrën përsëri pulë dhe oriz”, kujton Laura. Mëngjesin e të nesërmes së përvjetorit tim të saj tw tridhjetenjëtë hyri në kapelën e kishës duke u mbajtur te krahu i babait.

Xhorxhi po priste tek altari. Një natë më parë, kur u çua të ngrinte dollinë, ai kishte qarë. “Xhorxhi dhe babai i tij janë burra shumë sentimentalë. Në vitet që do të vinin, largësia e ftohtë e televizionit do ta errësonte për të tjerët dashamirësinë, ndjeshmërinë e thellë dhe zemrën e tyre të hapur.

Xhorxh Herbert Uoker Bushi* as që do të provonte të ngrinte një dolli. Vetëm Barbara foli. Atë mëngjes, xhamat me ngjyra të dritareve do të vetëtinin nga drita duke lëshuar mbi stolat e thjeshtë prej druri të kapelës shëmbëlltyrën e motiveve të tyre të hijshme. Më vonë, mësova se deri tek altari ishin plot tridhjetë e një hapa, kurse pjesa tjetër shkonte deri në fund të jetës sime”, kujton Laura. Për e mjaltit ata zgjodhën plazhet e Kozumelit në Meksikë. /GSH

Loading...