Pronari i KF Shkëndija, Lazim Destani sot ka një ditë të veçantë. Ai sot feston ditëlndjen e 64. Lazim Destani ka lindur më 23 gusht 1954 në bozofcë të Tetovës. Me ketë rast kryesia, stafi teknik dhe futbollistët i kanë bërë një urim special nga Trondheimi i Norvegjisë, ku Shkëndija sot luan ndeshjen e parë të play-off kundër Rosenborgut.

Ja urimi i plotë nga presidenti i klubit Visar Bexheti.

“I nderuar Lazim Destani, në emrin tim, në emrin e gjithë klubt dhe të pranishmëve këtu ju urojmë ditëlindjen, duke ju dëshiruar jetë të gjatë dhe cdo të mirë në jetë. Shpresojmë që këtë ditëlindje t’ua zbukurojmë sonte edhe me një rezultat sa më pozitiv. Urime dhe gjithë të mirat në jetë nga ne të gjithë”, ka uruar presdienti i KF Shkëndija, Visar Bexheti.
Pastaj të gjithë lojtarët dhe stafi teknik njëzëri dhe me duartroikitje frenetike uruan pronarin e klubit Lazim Destani.

Shkëndija nga Trondheimi i Norvegjisë i uron ditëlindjen z. Lazim Destani

Gepostet von KF Shkëndija am Donnerstag, 23. August 2018

Loading...