Kosovë-Shqipëri

LDK dhe Vetëvendosje i japin fund “kupolës së krimit të SHIK-ut dhe bandave të haraçit”

auto_mustafa-kurti-haradinaj-veseli1497861027

Realizimi eventual i koalicionit LDK-VV, në rast se PAN dështon ta formoj e qeverinë, do të ishte një fitore e madhe e qytetarisë së Kosovës, për rrënimin përfundimtar të PDK-së që për vite me radhë ka lënë vendin në listat e vendeve më të korruptuara në botë.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike duke thënë se një koalicion në mes VV dhe LDK-së së bashku me partnerët e saj, do të mund të krijonin një qeveri e cila sipas tyre do të ishte e qëndrueshme dhe si e tillë do ti sillte vendit një stabilitet politik të brendshëm.

Sipas tyre, koalicion në mes LVV dhe LDK së bashku me partnerët si AKR dhe Alternativa, përfundimisht do të shënonte edhe fundin sundimit të siç e quajnë ata “kupolës së krimit të SHIK-ut, dhe bandave të haraçit”, që janë të vetmit shkaktar që Kosova gjendet në këtë situatë të mjerë.

Vetëvendosje në pritje

Image

Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Rexhep Selimi, duke folur rreth mundësisë së krijimit të koalicionit me LDK-në, ka thënë se Vetëvendosje është në pritje të zhvillimit të proceseve.

“Ne jemi komod në kohë dhe në fuqinë që do ta kemi në Kuvend. Pra po presim fillimin dhe rrjedhën e proceseve në bazë të normave kushtetuese. Dhe nëse njëra palë nuk mund ta formojë qeverinë atëherë e formon pala tjetër, në këtë rast LVV-ja deri atëherë në po presim!”, ka thënë Selimi.

Dështimi i PAN-it

Opinionisti Nexhat Haziri ka vlerësuar se ka shumë gjasa që të dështoj tentativa e PAN-it, për të krijuar qeverinë e re të Republikës së Kosovës, për shkak të mungesës së numrave.

Image

Nexhat Haziri

Sipas tij, në këtë rast do të duhej të reflektoj presidenti Thaçi, duke ia njohur të drejtën për të krijuar qeverinë partisë së dytë , e që në këtë rast është LVV-ja.

“E kam thënë edhe në raste të tjera si një koalicion në mes VV dhe LDK-së së bashku me partnerët e sajë , do të mund të krijonin një qeveri e cila do të ishte e qëndrueshme dhe po ashtu do ti sillte vendit një stabilitet politik të brendshëm. Kosova nuk ka kohë për të humbur, jemi shumë prapa proceseve të cilat janë imdeiate për forcimin e shtetësisë së Kosovës, andaj çdo kohë e humbur, do të thotë largim nga synimet tona, sidomos në proceset integruese të vendit, e që hapi I parë është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë , në mënyrë që të thyhet ky getozimi në të cilin gjendemi aktualisht”, ka thënë Neziri.

Ai ka vlerësuar se ky koalicion në mes LVV dhe LDK së bashku me partnerët si AKR dhe Alternative, përfundimisht do të shënonte edhe fundin sundimit të kupolës së krimit të SHIK-ut, dhe bandave të haraçit, që janë të vetmit shkaktar që Kosova gjendet në kë të situatë të mjerë.

“Me koalicionin LVV dhe LDK-ja, Kosova do të kishte një imazh tjetër jo vetëm para syve të qytetarëve tanë , por edhe në arenën ndërkombëtare, si vend normal qe udhë hiqet nga lider që kanë kredibilitet moral e politik, e që janë të përgjegjës m për sfidat me të cilat do të përballët vendi”, ka thënë opinionist Haziri.

Gashi: PAN-LVV i vetmi koalicion i natyrshëm

Image

Arbër Gashi

Njohësi i çështjeve politike Arbër Gashi ka pohuar se i vetmi koalicion i mundshëm dhe i natyrshëm për momentin aktual, është ai mes PAN dhe LVV.

“Në çdo variant të analizës politike, kyçja e LDK-së në koalicion me PAN-in ose LVV-në, do të thotë humbje e madhe elektorale për vet LDK-në. Kosova votën ia ka dhënë LVV-së dhe PAN-it, duke e ndëshkuar LDK-në dhe duke i dhënë asaj rolin e opozitës”, ka thënë Gashi.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se fakti se klani ” Pronto ” ka vazhduar të jete kaq gjate ne pushtet është shkak i dështimeve te vazhdueshme nga LDK.

Duke folur rreth kësaj, Mehmeti ka thënë se kjo e fundit është parë gjithnjë si shpresë për qytetarët e vendit, por apetite personale brenda në LDK ia mundësuan klanit ” Pronto” të këtë jetëgjatësi në pushtet.

Ndëshkimi me votë

Image

Faton Mehmeti

Sipas tij, koalicioni i fundit mes PDK dhe LDK-ja shtojë edhe më shumë apatite tek qytetarët për ndryshim eventual, prandaj edhe u ndëshkuan nga qytetarët.

“Ishte gabim fatal mosbërja e koalicioni VV -LDK para zgjedhjeve, të cilat do të fitonin bindshëm dhe s’do kishte nevojë që endë të futet në krizë. Kjo e fundit edhe pritet të ndodh, pasi PAN nuk i ka numrat por nuk do të lëshojnë rrugë për VV që të formojë qeverinë. Kësaj do i kontribuojë edhe Thaçi si president i vendit, i cili njihet për aftësitë e tija manipuluese dhe intrgiuese. Sipas mendimit tim ose do të formojë PAN qeverinë ose vendi do të shkojë sërish në zgjedhje prapë edhe pse besojë se do të ndodhë kjo e para”, ka thënë Mehmeti.

Ai mes tjerash ka thënë se Pacollit nuk i besohet sepse pikërisht ai do të jetë fajtori që do e formojë qeverinë e PAN-it.

“Në interes të vendit do të ishte një koalicion VV-LAA, por duke ditur se PAN janë njerëz jo demokratik, ata nuk besoj se lëshojnë rrugë për dikë tjetër. Pra VV dhe LDK-ja po paguajnë gabimin e tyre të mos futjes në koalicion parazgjedhor. Derisa ” Pronto ” qëndron në pushtet, asnjëherë vendi nuk do të ketë zhvillim ekonomik, mirëqenie për qytetarët dhe perspektivë për të rinjtë. Ky është koalicion i krimit, i zhvatjes dhe i pasurimit të oligarkëve dhe bandave të tyre. Pra është koalicion i së keqes, i territ dhe i errësirës e Kosova nuk e meriton këtë koalicion”, ka thënë analisti politik Mehmeti.

To Top