Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media sqaron se disa herë i ka bërë të qarta para opinionit dhe anëtarësisë së saj qëndrimet për dialogun me Serbinë.

“Këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për kryetarin e Kuvendit. Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe qytetarëve tanë, kurse në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar”, thuhet në komunikatë.

Siç thuhet LDK është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve. /kp

Loading...