Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot se Serbia po sheh nevojën e kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.
Në qoftë se Suedia kthen detyrimin e shërbimit ushtarak dhe nëse një Gjermani e madhe po shqyrton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pse Serbia nuk duhet të bëjë të njëjtë gjë, Serbia nuk është një vend neutral dhe duhet të jetë mjaft e fortë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi, thotë Vulin.
“Mënyra më e mirë për të shpëtuar paqen është se ju keni një ushtri të fortë dhe kur ju tregoni se e gjithë shoqëria është e gatshme të mbrojë tokën e saj, nuk ka gjasa që dikush do t’ju sulmojë”, tha Vulin.
Ne nuk mund të shkojmë në Pejë dhe Gjakovë, nëse nuk do të kemi një ushtri të fortë.

Loading...