Ledri Vula falenderon për mirënjohjen dhe mikpritjen kryetaren e Tetovës

Rap këngëtari i njohur kosovar Ledri Vula sonte pritet të performojë në sheshin Iliria në Tetovë në kuadër organizimit të Verës Kulturore Tetovare në një koncert përmbyllës dhe falenderues.

Krahas koncertit, sot ai u prit nga e para e qytetit të Tetovës, kryetarja Teuta Arifi e cila ka ndarë edhe mirënjohje për Vulën.

“Falenderim për mirënjohje dhe mikpritje kryetares së Tetovës, Teuta Arifi. Faleminderit për cdo gjë që shqiptarët e Maqedonisë kanë bërë për ne. Faleminderit”, ka shkruar kështu Ledri Vula.

Loading...