Sport

Leeds dhe Alioski fitojnë dhe kryesojnë në renditje (VIDEO)

839615118-8356058411

Leeds United edhe njëherë tregoi se në sezonin e ri ka hyrë me ambicie të mëdha dhe se qëllimi është rikthimi në elitën e futbollit anglez.
Mbrëmë, skuadra e shqiptarit Ezgjan Alioski shënoi fitore rutinore kundër Birmingham me rezultat 2-0, në të cilën takim reprezentuesi i Maqedonisë luajti plotë 60 minuta.
Ishte kjo fitorja e pestë e Leeds United ndërsa atë ia siguruan Saiz dhe Dalas me golat në minutat 17 dhe 91 dhe me këto tre pikë ishkampioni ngjitet në vendin e parë në ligën e dytë të Anglisë. Leeds ka 5 fitore dhe dy barazime dhe me 17 pikë për herë të parë merr kryesimin. Në javën e ardhshme ata luajnë derbin e madh kundër Milvol./lajm

 

To Top