Federata e Basketbollit e Kosovës sot e zyrtarizoi emërimin e Damir Mulaomerovicit në postin e selektorit të kombëtares së Kosovës.

Lajmi se kampioni i Euroligës si lojtar dhe ish trajneri i Cibonës dhe selektori i Bosnjes e Hercegovinës mori përsipër Kosovën, nuk ka kaluar pa reagime në mediat e Serbisë, ku Mulaomerovic është mirë i njohur.

Blici i Beogradit në titull shkruan “Legjenda e basketbollit kroat në krye të kombëtares së Kosovës” duke iu referuar faktit që Mulaomerovic, edhe pse i lindur në Bosnje, ka luajtur për kombëtaren e Kroacisë në Lojërat Olimpike të vitit 1996, përcjellë Insporti.

Alo.rs ka titull edhe më të “rëndë” dhe shkruan “Gjatë karrierës ka parë se si serbët pushtojnë botën. Ish ylli kroat merr përsipër reprezentacionin e Kosovës”.

B92, vazhdon Kosovës ti referohet me fusnotë, edhe pse Kosova, njëjtë si Serbia ka luajtur në kualifikime për Kupën e Botës. Sidoqoftë, artikulli i tyre është më korrekt dhe së paku transmeton edhe një deklaratë të Mulaomerovicit, i cili thotë se i pret punë shumë e vështirë në grup me Maqedoninë dhe Rumaninë në para kualifikime për Eurobasket.

 


 

Loading...