Legjenda e gazetarisë, Qani Memedi, kishte në zemër Gazetën Lajm (VIDEO)

Legjenda e gazetarisë shqiptare, Qani Memedi-Bugja, i cili ndërroi jetë para disa ditëve, kishte në zemër Gazetën Lajm dhe këtë asnjëherë nuk e kishte fshehur. Gazeta Lajm në Maqedoni u hap me inciativë pikërisht të Qani Memedit. Filloi si edicion për Maqedoni i gazetës Lajm Eksluzive, që ishte hapur gjashtë muaj më parë në Kosovë. Qani Memedi ishte kryeredaktor i Lajm Ekskluzive në Prishtinë, kurse hapjen e Gazetës Lajm në Shkup në vitin 2005, e konsideronte si kontribut të vetin për bashkëvendasit dhe kolegët e tij nga Maqedonia. Miqësia e tij me Gazetën Lajm vazhdoi pa ndërpre edhe pas pavarësimit të Gazetës Lajm Shkup nga gazeta në Prishtinë. Ai gjithmonë kishte fjalë miradije për Gazetën Lajm, që mund t’i përcillni edhe në videon më poshtë:

Loading...