Sport

Legjenda holandeze, Marko van Basten, të enjten në Shkup, ja pse vjen

20180213134639

Marko van Basten, futbollisti legjendar holandez, tani në rolin e drejtorit teknik për zhvillim të FIFA-s, do të udhëheqë delegacionin e shtëpisë së futbollit botëror me rastin e hapjes së kapacitetit për akomodim në kompleksin “Shtëpia e futbollit” të enjten (15 shkurt).

Përveç golashënuesit legjendar Van Basten, mysafirë të presidentit të Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski do të jetë edhe presidenti i UEFA-së, Aleksandar Çeferin, drejtori i sektorit për Asosiacione Kombëtare pranë UEFA-së, Zoran Lakoviq dhe Bojrn Vasalo, drejtori i Seleksioneve Kombëtare pranë FIFA-s.

Objekti i ri në kuadër të kompleksit “Shtëpia e futbollit” përmban hapësira akomodimi për nxënësit e FFM-së dhe Akademisë elite të UEFA-së, si dhe për ekipet e reja përfaqësuese. Objekti është plotësisht i pajisur për të jetuar me 30 dhoma dy krevetëshe, apartamente për seleksionuesit dhe stafet teknike, si dhe hapësira të përbashkëta – palestra për mbledhje, klasa dhe kuzhinë të përbashkët me dhomë për ngrënie.

Hapësirat për akomodim janë të projektuara për qëndrim të studentëve të Akademisë së futbollit gjatë vitit shkollor, ndërsa sipas nevojës do të shfrytëzohen edhe për ekipet e reja nacionale para ndeshjeve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top