Sport

Lejkersat heqin fanellat me numër 8 dhe 24 në nder të Brajantit

7429-lejkers-kje-gi-povlechat-dresovite-so-broj-8-i-24-vo-chest-na-kobi-brajant

Los Angelos Lakers do t’i tërheqin fanellat me numrin 8 dhe 24 në pjesën e parë të ndeshjes me Golden State, që do të luhet më 18 dhjetor 2017 në “Stejpëls qendër”.

Bryant do të bëhet lojtari i 10 i Lakersave fanella e të cilit do të tërhiqet dhe do të ngjitet në kulmin e sallës. Ai do ti bashkohet legjendave Vilt Cemberlen, Elxhin Bejlor, Gejl Gudric, Ervin Mexhik Xhonson, Karim Abdul Xhabar, Shekil Onil, Xhejms Vorti, Xheri Vest dhe Xhamal Vilkiks. Karrierën e tij në NBA e nisi në vitin 1996 me fanellën numër 8, kurse në 2006-ën e ndërroi me numrin 24. Brajant u pensionua si basketbollist i parë në historinë e NBA-së që për 20 sezone luajti për një ekip. Ndeshjen e fundit e zhvilloi më 13 prill 2016, kur shënoi 60 pikë kundër Jutës. Ka udhëhequr Lejkersat deri te pesë titujt, rekordmen për nga ndeshjet e zhvilluara në ekip me 1.346, kurse ka shënuar 33.643 pikë.

7431-lejkers-kje-gi-povlechat-dresovite-so-broj-8-i-24-vo-chest-na-kobi-brajant

To Top