Kosovë-Shqipëri

Lekaj provokon, thotë se Albin Kurti do ta mbështesë Haradinajn për Kryeministër

pallekaj34767978fgr56_1497884020-4077222

Nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj është i bindur se qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Madje, Lekaj ka thënë se i pari qe do t’i thotë ‘PO’ qeverisë së udhëhequr nga Haradinaj do të jetë pikërisht Albin Kurti i Vetëvendosjes.

“Për bindjen tonë, i pari që do t’i thotë PO, qeverisë së udhëhequr nga Haradinaj, do të jetë Albin Kurti. Kthim mbrapa nuk ka, vendi duhet të ecë përpara dhe ashtu do të ndodhë”, ka thënë Lekaj për ‘Indeksonline’.

Tutje, ish shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, në legjislaturën e kaluar ka thënë se janë në pritje të çertifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.

“Ajo që po thuhet koaluareve, sa i përket numrave, ne i shohim më shumë se aq, për ne, deputetët janë bindje dhe atë bindje do ta shfaqin në ditën kur do të dalë për votim qeveria e kryeministrit Haradinaj”, ka shtuar Lekaj.

Zgjedhjet nacionale të 11 qershorit e kanë nxjerr koalicionin PAN të parin në zgjedhje, por jo me rezultatin e pritur nga ky koalicion. Koalicioni PAN në bazë të rezultateve të deritashme ka 39 deputetë.

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve pritet qe deri në fund të këtij muaji t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top