Maqedoni

Lena: Në politikë nuk ka i mirë apo i keq, aty më tepër gërshetohet interesi (Video)

18575822_10206669674899604_1217783836_o

Lidhja Social Demokrate pas marrjes së mandatit, ka filluar bisedimet për formimin e Qeverisë së re dhe gjatë ditëve në vazhdim pritet që ti takojë të gjitha partitë politike shqiptare që të njejtat ti bind ti bashkangjiten në kabinetin e Qeverisë së re.

Sa i përket kyçjes së partive shiqptrare në Qeverinë e re gazetari Liri Lena  thotë se nëse partitë shqiptare e vlersojnë se kanë ndonjë interes që është në të mirën e tyre le ti bashkangjiten të gjitha partitë shqiptare qeverisë me LSDM, por do ishte mir të kishin pak rezerva.

“Në politikë nuk duhesh çdo herë të ipesh i tëri pas diçkaje sikur është tepër e sigurtë, ose do të ndodhë ashtu siç vendoset proklamohet deklarativisht, do ishte mirë që ndonjëra prej partive të rri me rezerva apo tit hemi një lloj opozite”, tha Lena

Në lidhje me pyetjen se cili nga liderët maqedonas është më i mirë për shqiptarët Zaevi apo Gruevski?

“Në politikë nuk ka i mirë apo i keq, aty më tepër gërshetohet interesi sepse e kemi parë se të njejtët shqiptarë kanë qenë me Gruevskin 10 vite në Qeveri. Njejt edhe me Zaevin do shkoj një periudhë disa vjeçare, nuk dihet saktësisht, port ë jem konkret nuk ka diqka që konkret ti them se njëri apo tjetri është më I mirë”, pohoi Lena

Lena thotë se dallimi është në veprimet politike që do ti bëjnë të cilat sipas tij do të jenë në harmoni me zhvillimin e përgjithshëm të popullsisë në përgjithësi dhe në interest ë shtetit i cili dihet se është bi nacional.

“Natyrisht se tingëllon më mirë që politikanët shqiptarë, të kujdesen për popullin e tyre që I zgjodhi por pot a marrim pak më gjërësisht të gjithë janë të një Qeverie, a e pati emrin Petko, Hasan apo Hysen sidoqoftë parlamenti ka ligje dhe duhet që të veproi sipas ligjeve”, përfundoi ai

 

 

To Top