Me fjalimin hyrës e të pandehurit Toni Jakimovski dhe avokatit të tij mbrojtës, Jordan Apostollski përfundoi seancën e sotme për lëndën e PSP-së “Shënjestra-Fortesa”.

Gjykimi do të vazhdojë më 13 shtator, kur Gjykata e Apelit duhet të vendosë nëse do të ndahet procedura për të akuzuarin Goran Grujovski, i cili është në arrati, dhe këshilli gjykues duhet të vendosë për kërkesën e PSP-së që përsëri të bashkohet procedura për të akuzuarin Gordana Jankulloska.

Në fjalën hyrëse, të prokurores Lençe Ristovskasë u theksua se PSP ka siguruar një numër të madh të provave materiale dhe deklaratave nga dëshmitarë të cilët zgjidhën dilemën se në cilat mënyra me cilat mjete dhe motive është kryer përgjimi i paligjshëm dhe se ata do të dëshmonin se veprat penale ishin kryer nga shoqata kriminale dhe shpërdorimi i detyrës zyrtare dhe kompetencave.

Për përgjim të paligjshëm të komunikimit të mbi 4.819 numrave të telefonit, siç tha Ristovska, akuzohen 11 të dyshuar dhe ka mbi 300 të dëmtuar dhe mbi 1.000 dëshmitarë.

Sasho Mijallkov dhe Goran Grujovski, së bashku me Gordana Jankullovskën dhe Nikolla Boshkoskin, akuzohen për shkatërrimin e sistemit për përgjimin të Ministrisë së Brendshme dhe pajisjeve ndërmjetësuese të operatorëve në vlerë prej 1.418.879 euro, ndërsa Valentina Simonovska akuzohet për falsifikim të një dokumenti zyrtar./Telegrafi/

Loading...