Në një aksident të rëndë në aksin rrugor Shtip-Radovish janë lënduar 12 persona nga Bangladeshi dhe Sri-Lanka.

Nga Spitali klinik i Shtipit për MIA-n konfirmuan se janë pranuar 12 të lënduar nga aksidenti dhe janë kontrolluar nga kirurgu dhe ortopedi.

Drejtori i spitalit Alen Gjorgjiev deklaroi se pas kontrolleve të realizuara dhe incizimeve të marra do të konfirmohet se cilët nga të lënduarit do të mbahen në mjekim spitalor.

Siç paraprakisht njoftoi LAMM, komunikacioni Radovish-Shtip afër minierës Buçim është në ndërprerje në të dy drejtimet.

Loading...