Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, është shprehur i lumtur me aventurën e tij te Barça.

Francezi ka thënë se po mëson shumë nga të gjithë, posaçërisht nga Lionel Messi.

“Messi? Nuk është vetëm ai, por natyrisht është kënaqi ditore të stërvitesh dhe të mëson nga ai”.

Lexo po ashtu:

“Nga ai mund të mësosh shumë gjëra”, ka thënë Lenglet për yllin argjentinas.

Këtë sezon 23-vjeçari është paraqitur në 15 ndeshje për skuadrën katalunase në të gjitha garat, ai ka arritur të shënojë edhe një gol.

Clement Lenglet në tentim për të ndalur Messin sa francezi ishte pjesë e Sevillas (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Lenglet iu bashkua Barçës nga Sevilla gjatë verës së 2018 për 35 milionë euro.

Karrierën e tij profesionale e ka filluar te skuadra franceze, Nancy, por është ende në pritje të ftesës nga Përfaqësuesja e Francës.

Loading...